Nuk merr shumë kohë që të filloni të përjetoni simptomat e lodhjeve të syrit – vetëm dy orë duhet para ekranit për të përjetuar këto simptoma, një sasi e kohës që mjaft lehtë godet, kur ju kombinoni punën me kompjuterin, përdormin e televizorit, smartphone-it, tabletit dhe ekraneve të tjera. Kjo pothuajse duket e pashmangshme.
Fatmirësisht, ka disa gjëra që ekspertët thonë në mënyrë që ju të mund të minimizoni sikletet dhe dëmtimet e mundshme kur jeni gjatë gjithë ditës para një ekrani me ngjyra të ndezura. Këtu janë katër këshilla mjaft të lehta për t’u zbatuar që do të bëjnë një ndryshim të madh:
Zmadhoni tekstin
Duke parë në tekst të vogël mund t’iu bëjë që t’i afroheni ekranit më shumë, duke çuar në lodhje dhe dhimbje koke, ndër të tjerash – kështu që rrisni madhësinë e tekstit dhe kontrastin e ngjyrave për t’i bërë gjërat më të lehta për t’u lexuar.
Pulisni sytë
Kur ne i ngulim sytë në ekran, harrojmë t’i pulisim ato, gjë e cila bën tharjen e syve tanë. Është e vështirë për t’u kujtuar, por përpiquni që vazhdimisht të pulisni sytë. Ilaçi me pika në sy është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të mbajtur larg tharjen e syve tuaj.
Rregulloni ndriçimin
Shkëlqimi i ekranit mund të shkaktojë lodhje të syve dhe dhimbje koke. Rregulloni ndriçimin për të shmangur reflektimim në ekranin tuaj, ose merrni në konsideratë që të merrni një shtresë të hollë anti-refleksi.
Rregulli 20-20-20
Pas 20 minutash punë, merrni 20 sekonda për të parë diçka 20 cm larg. Sytë tuaj kanë muskuj që i ndihmojnë ata të lëvizin dhe të përqëndrohen në objekte të ndryshme, por në qoftë se ne ia ngulim sytë një ekrani në të njëjtën distancë për orë të tëra, ata muskuj do e kenë të vështirë përshtatjen për të lëvizur përsëri.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.