Trajnimi "GameZone" për zhvillimin e lojërave mobile - Business Magazine Albania

Trajnimi “GameZone” për zhvillimin e lojërave mobile


Klubi i Inovatorëve, nga Epoka University po organizon një trajnim të quajtur “GameZone” për të gjithë studentët e interesuar në Zhvillimin e Lojërave për mobile në platformat Android dhe iOS.

Pjesëmarrësit do të trajnohen nga një ekip i specializuar në këtë fushë për 5 javë çdo të Shtunë, duke filluar nga 29 Prilli.

Pjesëmarrësit do të krijojnë ekipet e tyre prej 3-5 anëtarësh. Në fund të trajnimit ata do të dalin me lojën e tyre të krijuar, gati për t’u lançuar!

Ekipet do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për lojën më të mirë dhe gjithashtu për shpërblime të tjera të veçanta, të cilat do të përzgjidhen nga një juri e veçantë dhe profesionale.

Të gjitha lojrat do të hidhen në Google Play, të shkarkueshme nga të gjithë.

Regjistrohu KËTU

Pagesa: 1000 lekë/ person

Afati për pagesën: 29 Prill 2017

 

Burimi: epoka.edu.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0