Një numër ky i konsiderueshëm, që tregon dhe tendencën e qytetarëve për të pasur aktivitetin e tyre ekonomik, me qëllim vetëpunësimin dhe punësimin e individëve të tjerë.
Kështu, sipas të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, bëhet me dije se 11.900 biznese të reja të regjistruara gjatë vitit 2016 janë kryesore dhe 4385 biznese janë sekondare.
Numrin më të lartë ndër sipërmarrjet e reja kryesore, e zë biznesi i vogël, ku janë regjistruar rreth 10.475 gjatë vitit që kaloi, ndihmuar kjo edhe nga politika për uljen e taksave për këtë kategori biznesesh.
Ndërsa sa i përket bizneseve kryesore të mëdha, janë regjistruar 1293 ndërmarrje ekonomike gjatë gjithë vitit, 6 aktivitete kryesore VIP dhe 126 biznese të tjera kryesore.
Sa i përket sipërmarrjeve dytësore, pra aktivitete të ndërmarra nga individë që disponojnë një NIPT, numri më i lartë vërehet në regjistrimin e bizneseve të reja dytësore të mëdha me rreth 2189, ndjekur nga bizneset sekondare VIP, me 1602 sipërmarrje të reja dhe në fund renditen bizneset e vogla dytësore, ku gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar 585 në total.

Burimi: Shkruar nga Elisabeta Dosku për SCAN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto