E dini se kush janë shtetet që kanë bankat më të sigurta në botë? - Business Magazine Albania

E dini se kush janë shtetet që kanë bankat më të sigurta në botë?


Nga analiza doli në pah fakti se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja nuk u besojnë sistemeve të tyre bankare pas krizës financiare të 2008-s. Ato u renditën respektivisht në vendet e 89 dhe 49.

Forumi Ekonomik Botëror publikoi së fundmi “Analizën për Konkurrencën Globale”, që ofron një grup treguesish për të demostruar shëndetin e institucioneve të një vendi. Një prej këtyre ishte perceptimi i sigurisë së bankave. FEB përdori analizën e vet në kategorinë e opinionit për të pyetur “si e perceptoni shëndetin e bankave?” Kështu, matja nuk u bë nga aspekti objektiv ekonomik, por nga perceptimet e popullatës.

Kanadaja

Bankat kanadeze janë shquar prej kohësh për stabilitet. Vendi ka pasur vetëm dy dështime të vogla në sistemin bankar në 100 vite gjithsej dhe asnjë falimentim gjatë Depresionit të Madh në vitet 1930, prandaj me meritë është kampione për sa i përket bankave më të sigurta në botë.

Zelanda e Re

E dyta në numër, Zelanda e Re ka një sektor bankar që dominohet nga një grup i pesë aktorëve kryesorë financiarë. Përfitimet e mëdha dhe zhvillimi pa shumë konkurrencë, e ka bërë sektorin të lulëzojë.

Australia

Një grup i vogël prej katër bankash të mëdha ndajnë shumicën e sektorit bankar në Australi, ndërsa bankat e huaja rregullohen në mënyrë rigoroze, për të siguruar fuqinë e sistemit bankar.

Finlanda

Sektori bankar i Finlandës dominohet nga bankat bashkëpunuese dhe të kursimeve, të cilat ndërmarrin pak rreziqe.

Norvegjia

Në vendin e pestë, Norvegjia vuajti një krizë bankare në vitin 1991, ku dy nga katër huadhënësit e saj më të mëdhenj, falimentuan. Qeveria ndërhyri dhe ndryshoi ligjet për të stabilizuar sektorin. Tani gjendja është shumë e mirë.

Kili

Sistemi bankar i Kilit është një shembull i mirë për pasojat pozitive të një krize. Zhvillimi ekonomik i vendit ra 13% në vitin 1982 pas një kolapsi të madh bankar. Ligjet e reja të paraqitura në vitet 1980 dhe 1990 kanë bërë që tani Kili të ketë një nga sektorët bankarë më të fortë në botë.

Zvicra

Megjithëse përfshihet në dhjetëshen më të mirë, njerëzit po e humbasin besimin në bankat e Zvicrës. Tradita shekullore e vendit në lidhje me sekretin bankar, po kthehet së prapthi, teksa Banka Kombëtare e Zvicrës së fundmi humbi 51 miliardë dollarë, pasi braktisi tavanin e frangës zvicerane.

Izraeli

I renditur në vendin e tetë, Izraeli nuk ka pasur një krizë të madhe financiare që nga viti 1983, kur qeveria u detyrua të ndërhyjë. Shteti mbetet ende një aksioner i madh në shumë banka private.

Luksemburgu

Nuk është befasi fakti që Luksemburgu ka dalë në listën e vendeve me sisteme të mira bankare, pasi vendi është i famshëm për sektorin financiar. Banque et Caissed’Épargne de l’État (banka e themeluar dhe zotëruar nga shteti i Luksemburgut) është e nënta në renditjen e bankave më të sigurta në botë.

Sllovakia

Grupet e huaja bankare dominojnë industrinë financiare të Sllovakisë, në 90% të përbërjes së saj. Bankat austriake dhe italiane janë aktorët më të mëdhenj në vend.

Burimi: zeri.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0