Pak kohë më parë, një studim shkencor u krye mbi më shumë se 100 mijë njerëz në një bashkëpunim mes “University College London”, “Open University” dhe “BBC Lab UK”.
Nga studimi doli që ka katër mënyra se si e shohim paranë: paraja si pushtet (shpenzues statusi), paraja si bujari (bujari), paraja si siguri (kursimtari i sigurtë) dhe paraja si liri (dashnori i pavarësisë).
Studimi zbuloi gjithashtu se ne jemi të prekshëm nga mënyra jo të shëndetshme të të menduarit mbi përdorimin e parasë. Më të zakonshmet janë ato ku shqetësohemi gjithë kohës se sa shumë para shpenzojmë, blejmë gjëra për t’u ndjerë më mirë (e njohur edhe si terapia e blerjeve) si dhe mohimi i vazhdueshëm zakoneve të shpenzimit.
Studimi tregoi se marrëdhënia jonë me paranë mund të prekë riskun tonë për telashe financiare. Të parit e parasë si siguri ndihmonte për të reduktuar riskun e problemeve me paranë, ndërkohë që të parit e parasë si pushtet e rriste riskun. Vuajtja nga gjithësecili prej zakoneve të këqia gjithashtu rriste riskun e telasheve financiare.
Çfarë tjetër është e rëndësishme?
Mosha është një faktor i rëndësishëm. Studimi zbuloi se të rriturit në moshë të hershme ishin më të këqinjtë në menaxhimin e parave të tyre, pasi ishin më pak të prirur të planifikonin.
Edhe gjinia luan rol. Gratë kishin tendencën që të ishin shpenzuese më bujare se burrat. Ato gjithashtu ishin më të prekura nga terapia e blerjeve dhe shqetësimi se sa shumë shpenzonin. Për burrat para sinjalizonte më shumë liri dhe aftësinë për të arritur objektiva.
Për të bërë testin kliko këtu.
/BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.