Në një takim me maturantët e shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ministrja e inovacionit dhe administratës Publike, Mirela Harito, ka prezantuar shërbimet e këtij portali që shërben shpejt dhe kursen kohë.
Shërbimi kryesor dhe më i rëndësishëm për maturantët në këtë portal është ai i ‘Maturës Shtetërore’, një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin online në formularët A1 dhe A1Z.
“Maturantët janë ndër përdoruesit më aktiv të këtij portali dhe ne biseduam sot me ata që përveç shërbimit të maturës të përdorin dhe shumë shërbime të tjera që ofron portali që nga karta e shëndetit, pagesa e energjisë elektrike dhe një sërë shërbimesh t’i përdorin vetë por edhe të mësojnë edhe prindërit ta përdorin atë”, u shpreh Harito.
Portali e-Albania numëron rreth 242 mijë përdorues dhe në të ofrohen një sërë shërbimesh online, si Karta e shëndetit dhe shërbimi për Kontrollin Mjekësor Bazë, e-Lejet (aplikimi për leje ndërtimi në mënyrë elektronike), matura shtetërore, 36 shërbime elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore, siç janë aplikimet për shtetësi, aplikime për vërtetime apo certifikata të ndryshme, aplikime për leje kalimi etj. Ky portal mundohet që t’ua bëjë jetën më të thjeshtë qytetarëve duke ofruar shumë shërbime, të cilat kryhen më me lehtësi dhe marrin shumë më pak kohë se kur nuk kryhen online.
burimi: GazetaExpress
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.