Komisioni është në kërkim të mbledhjes së 8 ton metal për lojërat olimpike dhe paraolimpike. Ky veprim është pjesë e një shtyse për qëndrueshmëri në drejtim të lojërave në akordim me “Rekomandimin numër 4 të rendit të ditës të lojrave Olimpike 2020”, e lëshuar në vitin 2014, e cila kërkon:
“Hartimin e një strategjie të qëndrueshme për t’i mundësuar organizatorëve potencialë dhe aktualë të Lojërave Olimpike të integrojnë qëndrueshmërinë dhe zbatimin e masave që përfshijnë sferat ekonomike, sociale dhe mjedisore në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit”.
Komiteti Olimpik i Japonisë do të fillojë vendosjen e kutive të grumbullimit në zyra dhe dyqane të telekomunikacionit duke filluar në muajin Prill të këtij viti për të filluar mbledhjen e sasisë së metalit.
Burimi: techcrunch.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto