Çfarë tregojnë shenjat e horoskopit për gjendjen tuaj financiare? - Business Magazine Albania

Çfarë tregojnë shenjat e horoskopit për gjendjen tuaj financiare?


Dashi

Do të keni plane të frytshme dhe do merrni një bonus financiar nëse diçka shkon siç duhet. Besueshmëria juaj ndaj të ardhurave do rritet. Pritshmëritë tuaja do bëhen të qarta e frutdhënëse.

Demi

Duhet të bëni kujdes me financat, do keni përfitime nëse jeni të kujdesshëm. Do iu duhet të përballeni me një zgjedhje personale, mbase për një ortakëri biznesi me një mik, ose të dashur.

Binjakët

Çështjet financiare do jenë komplekse kështu që bëhuni gati për një sërë ulje-ngritjesh. Më vonë do të jeni të suksesshëm pas shumë përpjekjesh.

Gaforrja

Nëse e ndryshoni punën një herë, do e bëni gjatë gjithë vitit. Do të keni një sasi të konsiderueshme parash dhe do keni përmirësime në gjendjen financiare, referuar përpjekjeve tuaja në të shkuarën.

Luani

Kushtet astrologjike ju favorizojnë dhe nuk do keni asnjë rrezik në rrugën tuaj. Mos i sforconi gjërat sepse planet tuaja mund të prishen. Ka indikacione të shkëlqyera për ata që bëjnë oferta dhe mund të merrni më shumë se pazari që keni bërë.

Virgjëresha

Duhet të kontrolloni shpenzimet qe bëni për sa i përket parave. Do i rrisni mundësitë tuaja financiare por duhet të bëni kujdes sepse do mbeteni me qindarka. Mos bëni dhurata sepse mund të merrni më pak se ajo që jepni.

Peshorja

Duhet të zgjidhni çështjet tuaja financiare dhe të merrni vendime për të mos shpenzuar më shumë sesa keni. Mendohuni mirë ku do i fshihni të ardhurat tuaja për t’i rezistuar tundimit.

Akrepi

Do të shpenzoni shumë para dhe do përshtateni me një stil jetese luksoz. Bëni gati një pozicion të sigurt kur të mbeteni pa gjë.

Shigjetari

Do të prisni përfitime nga puna juaj. Por të ardhurat do pakësohen në fund të vitit. Bizneset tuaja do të ecin njëtrajtësisht me përfitimet që do ju sjellin.

Bricjapi

Të ardhurat tuaja do jenë të kënaqshme e do qëndrojnë të qëndrueshme. Në muajt në vazhdim gjendja juaj financiare do përmirësohet.

Ujori

Nuk do të kënaqeni nga të ardhurat që do mblidhni nga biznesi juaj. Dotë keni rrjedhje më të mirë të parave vitin e ardhshëm.

Peshqit

Do të rriteni shumë financiarisht vitin e ardhshëm në krahasim me këtë që do ikë. Shpenzimet tuaja do ulen dukshëm.

/TheFrugalFeminista

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0