Trajnim: Inteligjenca Emocionale - Business Magazine Albania

Trajnim: Inteligjenca Emocionale


Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, kuptuar, kontrolluar dhe vlerësuar emocionet tona dhe të të tjerëve. Ajo ndikon në funksionimin e trurit tonë në aspektet e marrëdhënies me veten dhe me të tjerët, sikurse janë: marrëdhëniet, komunikimi efektiv, vetë-ndërgjegjësimi, autenticiteti, respekti, sensi i humorit, vetë-besimi, intuita dhe krijueshmëria.

Nëse e zhvillojmë si duhet dhe e stërvisim këtë komponent të inteligjencës, do të jemi më të shëndetshëm emocionalisht dhe do t’i lëmë vend zhvillimit të vetë-menaxhimit të emocioneve, që na bën të jemi më efektivë në marrdhëniet ndërpersonale, si në nivel shoqëror ashtu edhe në marrëdhëniet në punë.

Pikërisht ky është synimi i këtij trajnimi: të kuptojmë çfarë është inteligjenca emocionale, si na ndikon dhe si ndikojmë nëpërmjet saj, cilët janë komponentet e inteligjencës emocionale dhe si mund t’a zhvillojmë atë. Të gjitha këto do të konkretizohen me aktivitete përkatëse, si: Testi i personalitetit, teknika e menaxhimit të emocioneve, role play dhe situata të ndryshme hipotetike.

Trajnimi zhvillohet ditën e Shtunë më 25 Shkurt orën 10:30 dhe 26 Shkurt në të njëjtën orë pranë ambienteve të Youth Development Group në Universitetin “Luarasi”.

Trajnimi kushton 1500 lekë te reja ku përfshihen çertifikata, letër reference personale, si dhe Coffe Break për të dyja ditët .

Dergoni CV tuaj ne ydginfo@gmail.com ose kontaktoni ne 0696722998 .

Për më shumë informacioni klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0