Jay Z po bëhet pjesë e botës së investimeve duke lançuar firmën e tij VC (Venture-Capital) - Business Magazine Albania

Jay Z po bëhet pjesë e botës së investimeve duke lançuar firmën e tij VC (Venture-Capital)


Jay Z po hyn në botën e investimit të kapitaleve.

Sipas Axios, reperi dhe manjati i muzikës po lançon një fond VC së bashku me presidentin e Roc Nation, Jay Brown. Dyshja po kërkojnë të bëjnë një partneritet për investime dhe planifikojnë të bashkohen me Sherpa Kapital për të nisur me fondin.

Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka investuuar në startup-et teknologjisë që nga viti 2012. Të dy Carter dhe Brown kanë investuar në Serinë B të Uber, sipas Axios. Carter gjithashtu ka investuar në tre startup-e të tjera:  në startup-in Away për krijimin e valixheve të teknologjisë së lartë, në kompaninë Julep, sallon për rregullimin e thonjve dhe startup-in JetSmarter për Jet-ët privatë.

Gjithashtu Carter është bashkë-pronar i shërbimit Tibal për muzikën-streaming.

Fondi i Carter dhe Brown do të përqëndrohet në kompanitë që janë në fazë krijimi, por sasia e fondit nuk është konfirmuar ende.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0