Kompania suedeze IKEA do të investojë në Serbi - Business Magazine Albania

Kompania suedeze IKEA do të investojë në Serbi


Kompania suedeze e shitjeve me pakicë IKEA ka në plan të investojë deri në 80 milionë euro (84.4 milionë dollarë) në ndërtimin e një parku retail-i në Beograd. Ai do të ndërtohet në afërsi të dyqanit të parë të IKEA-s që është ende në ndërtim e sipër.

IKEA aktualisht ka një staf prej 50 vetash në Serbi dhe në Janar ose Shkurt ka në plan të rrisë numrin e të punësuarve në 250. Qeveria e Serbisë është në bisedime me IKEA-n për shitjen e parcelave të tjera të tokës.

Kompania suedeze nisi ndërtimin e dyqanit me vlerë 70 milionë euro në Prill të vitit të kaluar dhe parashikon ta përfundojë në Qershor 2017. Sipërfaqja prej 35,300 metra katror ku do të ngrihet parku gjendet afër autostradës Beograd-Nish.

Në Janar, qeveria serbe tha se IKEA parashikon të investojë një total prej 300 milion eurosh. IKEA po planifikon të hapë dy dyqane në Beograd dhe një në Nish, Novi Sad dhe në një vend të papërcaktuar ende në Serbinë qendrore.

IKEA është e pranishme në Kroaci, Rumani dhe Bullgari. Kompania synon të ketë një total prej 13 dyqanesh në rajon deri në vitin 2025. Përveç Beograd-it, po planifikon të hapë rrjet edhe në Lubjanë dhe Bukuresht, vitin e ardhshëm.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0