Është Zenimax Media kompania e cila paditi Facebook dhe për këtë kërkon 2 miliardë $. Zenimax argumentoi se inovacionet e para të kompanisë në realitetin virtual u kopjuan në mënyrë të paligjshme nga Oculus për të ndërtuar paisjen Rift.
Oculus u ble nga Facebook në 2014-tën dhe shihet si një prej lëvizjeve më strategjike të kompanisë, frytet e të cilës do të vinë vetëm dekadën e ardhshme.
Argumenti i Zuckerberg ishte se Zenimax ka dështuar të zhvillojë teknologjinë dhe është puna e Oculus ajo që e bërë këtë teknologji kaq të kërkuar ditët e sotme.
Oculus dhe themeluesit e saj kanë investuar para dhe kohë në realitetin virtual me besimin se kjo teknologji mund të transformojë tërësisht mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë.
Burimi: pcworld.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto