Roboti që nuk do lejojë të moshuarit të ndihen të vetmuar - Business Magazine Albania

Roboti që nuk do lejojë të moshuarit të ndihen të vetmuar


Së shpejti një robot mund të ndihmojë të moshuarit të mos ndihen të vetmuar. Elli.Q përdor inteligjencën artificiale për të mësuar se çfarë pëlqen pronari i tij dhe do të ndihmojë ata të përdorin mediat sociale dhe të luajnë lojra online.

Roboti, shpikësit e të cilit pohojnë se ai është një nga më të përparuarit në botë, tashmë është prezantuar gjatë një panairi në Muzeun e Dizajnit në Londër. Sipas Age UK, gati gjysma e të gjithë njerëzve mbi 75 vjeç jetojnë vetëm dhe më shumë se 1 milion gjithmonë e më shumë ndihen të vetmuar. Projektuar nga një kompani me bazë në Izrael, Elli.Q pritet të ndihmojë për të luftuar këtë vetmi.nje-robot-per-te-moshuarit-6

Roboti do ti sugjerojë pronarit të tij aktivitete të tilla si: të lexojë, të shkojë për një shëtitje, të luajë lojëra ose të telefonojë miqtë dhe familjen. Duke përdorur ‘gjuhën e trupit’ që përcjell emocion, tingujt, dritat dhe imazhet për të shprehur veten, Elli.Q është dizajnuar për tu kuptuar lehtë. Duke përdorur IA, ai mëson preferencat, sjelljen dhe personalitetin e pronarit të tij.

Ai rekomandon vazhdimisht aktivitete të bazuara në të mësuarit e tij ose në rekomandimet e familjes. Elli.Q gjithashtu ka aftësinë për të monitoruar mirëqënien dhe mjedisin në shtëpi.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0