Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë, ku do të financohen 5 grante, prej 489.090 Lekë për startup biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë faqen e web-it të projektit I4TOUR www.i4tour.info duke shkarkuar formularin e aplikimit si dhe guidën shoqëruese të formularit të aplikimit. Aplikimet do të dërgohen në adresën e e-mailit të Projektit “I4TOUR” i4tourproject@gmail.com.
Afati kohor për pranimin e aplikimeve do të jetë 30 ditë nga data e publikimit.
Dokumentet i gjeni në linkun:
http://www.ekonomia.gov.al/al/projekte/thirrjet-calls
Burimi: facebook.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto