Kohët e fundit një mik i imi ka mbajtur një samit për produktivitetin me 20 ose më shumë ekspertë. Kjo mbledhje zgjati për më shumë se 20 orë.
Kur ai më tha se kishte zgjatur rreth 20 orë unë hapa sytë. Ai e vuri re.
“Ku qëndron problemi? Unë kam vënë së bashku mendjet më të mëdha për produktivitetin. Ky informacion është tepër i vlefshëm, “tha ai.
“Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë,” i thashë. “Ti je duke marrë diçka jashtëzakonisht të thjeshtë dhe po e bën atë të vështirë … me qëllim. “Mendja ime është duke kaluar një kohë të vështirë sepse kemi në dispozicion vetëm 24 orë dhe kemi për të bërë një mori gjërash.”
Si duhet të veprojmë për të bërë më shumë gjëra në më pak kohë?
Ndiqni këto tre hapa:
1. Caktimi i detyrimeve
Ju nuk mund t’i realizoni planet që keni, vetëm duke menduar se si do t’i bëni. Ju duhet të caktoni ato gjëra që do të bëni dhe kur do t’i bëni ato. Ju duhet të lini një takim me veten tuaj dhe të mendoni sikur ishit një darkë me klientin tuaj më të rëndësisshëm.
Shumë shpesh ne menojmë rreth asaj që duam të arrijmë më tepër se ajo që duhet realisht të bëjmë. Nëqoftëse ne e bëjmë këtë, atëherë mendjet tona do t’i shohin ngjarjet si fakultative në vend që t’i shohin si të detyrueshme.
2. Efiçencë efektive
Efiçencë do të thotë të bësh punën më të mirë të mundshme në shumë më pak kohë. Së pari, ju duhet të dini se sa kohë do t’ju marrë një detyrë. Së dyti, ju duhet të përcaktoni nëse ju mund të “tkurrni” atë kohë pa e humbur cilësinë.
Një koleg i imi, Mike, kishte probleme me shërbimin e klientëve aktual dhe të arrinte klient të rinj. “Unë thjesht nuk kam kohë të mjaftueshme për të punuar personalisht me të gjithë.”
Kështu që ne bëmë pak matematikë. Vizita mesatare e një klienti ishte një orë. E pyeta nëse ai mund të ishte po aq efektiv në 45 minuta. Ai tha se ai mund të ishte. Po për 40 minuta? Ai tha po. Po për 35 minuta? Ai nuk mendonte se do të ishte në gjendje. Ne vendosëm për 40 minuta dhe ai tashmë kishte 80 minuta të lira çdo ditë.
Nuk është e mjaftueshme vetëm të vendosësh orar, ju duhet të jeni i saktë në lidhje me sasinë e kohës që detyrat në fakt mund të marrin. Mbani shënime se sa kohë marrin për t’u bërë veprime të caktuara dhe punoni për të pakësuar kohën pa e humbur cilësinë.
3. Fokusohuni në të tashmen
Armiku më i madh i produktivitetit është shpërqëndrimi. Aftësia për të qëndruar të vëmendshëm duket pothuajse e pamundur në botën e sotme. Ju mund të planifikoni në mënyrë efikase gjërat që duhet të bëni dhe ende të humbisni për shkak se mendja juaj shpërqëndrohet nga telefoni ose email-i. Duke qëndruar në “të tashmen” do të rritni produktivitetin tuaj.
Do të përmendim dy “hile” të vogla që mund t’i keni dëgjuar pa pushim, por ende nuk jeni duke i bërë.
Së pari, të eliminoni gjithçka që nuk lidhet me detyrën. Nëse telefoni juaj ose interneti nuk janë të domosdoshëm për detyrën përfundimtare më mirë do të ishte t’i mbyllni ato.
Së dyti, nëqoftëse ju keni një hapësirë të shkurtër për t’i kushtuar vëmendje një detyre merrni një kronometër ose përdorni ndonjë aplikacion të tipit “Pomodoro Time” dhe vendoseni atë për pesë apo dhjetë minuta, si një kujtesë për të qëndruar “në linjë”. Gjithashtu nëse ju doni me të vërtetë të rritni fokusin tuaj duke përdorur “reminders” mund të përdorni “The Action Machine”.
Produktiviteti personal nuk kërkon 20 ekspertë. Ajo kërkon vetëm që ju të përqëndroheni në atë që ju duhet të bëni dhe t’a bëni atë pa justifikime.
Burimi: Shkruar nga Paul Evand dhe publikuar në entrepreneur.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.