Kosovë: Opozita kundër demarkacionit, nuk na interesojnë vizat - Business Magazine Albania

Kosovë: Opozita kundër demarkacionit, nuk na interesojnë vizat


Opozita kosovare është e vendosur që të mos lëshojë pe për Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, pavarësisht se pa këtë të fundit definitivisht nuk do të fillojë negocimi i heqjes së vizave për Kosovën.

Komisioni për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian të hënën ka miratuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk e ka dhënë mandatin për negocim të heqjes së vizave për vendin pa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës insiston që këtë marrëveshje do ta rikthejë në Kuvend, ndonëse në seancën e 1 shtatorit nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të listës “Srpska”,dhe u detyrua ta heqë demarkacionin nga rendi i ditës.

“Gjithsesi Demarkacioni do të kthehet në Kuvend jo vetëm pse kjo është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, por edhe pse kjo çështje është e ndërlidhur jetësisht me shtet-ndërtimin si proces, me normalizimin e raporteve tona me fqinjët, si edhe me integrimet evropiane”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu.

Duke mos përmendur një datë të caktuar Abudllahu ka shtuar se kjo hapësirë tani do të shfrytëzohet për të qartësuar këtë marrëveshje edhe më tepër për opinionin. Por, edhe për t’i dhënë kohë partive opozitare që të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

“Periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit deri te procedimi i serishëm në Kuvend do ta shfrytëzojmë pos tjerash edhe për të vazhduar tutje me sqarime e interpretime të drejta. Kjo do të bëhet për t’u dhënë mundësi të gjithë subjekteve të ndryshme, deputetëve dhe faktorëve të tjerë relevantë të cilët kanë hezitime, paqartësi e keqkuptime në këtë aspekt të informohen drejt, gjithanshëm me qëllim që të reflektojnë dhe më pas të vendosin në interes të Kosovës”, ka deklaruar Abdullahu.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0