Ky takim i afërt kaloi pa pasoja për planetin tonë dhe satelitët komunikues, meqë ky shkëmb nga gjithësia “fërshëlleu” mbi Polin e Jugut, ka konfirmuar NASA.
2016 RBI ka përmasat mes 7 e 16 metra të diametrit dhe, siç presin shkencëtarët, ky do të jetë takimi më i afërt i Tokës me ndonjë asteroid në gjysmë shekullin e ardhshëm.
Ai ka kaluar afër nesh në një distancë prej 40.000 kilometrash, ndërsa, sa për krahasim, Hëna është larg 384.000 kilometra.
Asteroidi u zbulua vetëm pardje dhe ishte i dukshëm vetëm në hemisferën e jugut.
Edhe një asteroid ka kaluar pranë Tokës, por në një distancë shumë më të madhe. Ai ka pasur diametrin madje 1,6 kilometrash dhe rastësisht po të ndodhej në rrugë drejt Tokës, do ta zhdukte gjithë njerëzimin.
Këto nuk do të jenë takimet e vetme që do të kemi këto ditë. Që javën e ardhshme pranë Tokës do të kalojë një asteroid 61 metrash. Kështu, më 17 shtator pranë nesh do të kalojë shkëmbi me shpejtësi 50 mijë kilometra në orë.
Burimi: fax.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.