Fondi për SME në zonat turistike/historike - Business Magazine Albania

Fondi për SME në zonat turistike/historike


FONDI NË MBËSHTETJE TË NDËRMARRJEVE MIKRO TË VOGLA DHE TË MESME QË USHTROJNË AKTIVITET NË ZONAT TURISTIKE / HISTORIKE

Qëllimi i fondit: Rivitalizmi ekonomik në zonat turistike/ historike

Objektivi: Stimulimi i ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike/ historike, për t’iu mundësuar atyre mbështetje financiare për investime kapitale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit.

Fondi u jep ndihmë, në formë granti të drejtpërdrejtë SME-ve nëpërmjet bashkëfinancimit. Fondi mbulon deri në 50 % të kostove të pranueshme, por jo më shumë se 3.000.000 leke.

Kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshijnë:
1. Rikonstruksion të ambienteve të brendshme të aktivitetit
2. Blerje makineri paisje
3. Shërbime këshillimore për projektim, ristrukturimin dhe modernizimin e ambienteve të punës.

Përfitojnë nga fondi ndërmarrjet që plotësojnë kushet e mëposhtme:​
1. Janë biznese të klasifikuara si SME

2. Ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat turistike historike.

3. Kane një kontratë qiraje të paktën dyvjecare për ambientet ku ushtrohet aktiviteti.

4. Janë të rregjistruara ne QKB dhe nuk kane detyrime tatimore/doganore.

​Vlera e pergjithshme e fondit: 49. 000. 000 Leke per nje kohezgjatje zbatimi 3- vjecare.

1. Për vitin 2016, vlera e fondit do të jetë 29.000.000 Leke.

2. Për vitin 2017, vlera e fondit do të jetë 10. 000. 000 Leke.

3. Për vitin 2018, vlera e fondit do të jete 10.000. 000 Leke

Aplikimet do të paraqiten në Sportelin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

VKM 464.docx

 

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0