Pse ushqimet Hallall janë shumë të shitura? - Business Magazine Albania

Pse ushqimet Hallall janë shumë të shitura?



Ushqimet Hallall janë shumë të dashura për “millennials”.

Roli i muslimanëve në jetën amerikane është një temë nën shqyrtim e cila ka qenë dhe pjesë e debateve zgjedhore. Por ka një aspekt të kulturës muslimane të cilët amerikanët e kanë përzemër dhe për të cilën ata po hapin shpesh portofolat e tyre: ushqimet Hallall. Ushqimi Hallall do të thotë që është përgatitur sipas ligjeve dietike të muslimanëve. Hallall tregon çfarë nuk lejohet (mishi i derrit përshembull) dhe përfshin rregulla se si trajtohen kafshët. Kjo kategori është rritur me 1/3 që nga viti 2010 dhe shitjet po ecin me shpejtësi duke kapur kështu vlerën e 20 miliardë $ për vitin 2016, duke e dyfishuar kështu shifrën e fitimeve në pesë vitet e fundit.

pse-ushqimet-hallall-jane-shume-te-shitura-businessmag

3.3 milionë muslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurisht kanë një rol të madh në popullaritetin e ushqimeve Hallall, veçanërisht sepse numri i tyre është në rritje. Por Bloomberg theksoi se janë edhe jo-muslimanë të Amerikës të cilët po e rritin popullaritetin e kësaj kategorie.

Njerëzit sot, sidomos “millennials”, janë më shumë të interesuar në atë çfarë hanë, nga vjen dhe si trajtohen kafshët. Shumë njerëz e shohin këtë si një garanci të cilësisë së ushqimit apo trajtimit human të kafshëve, ndërkohë që disa të tjerë – si përshembull njerëzit të cilët janë të gatshëm të presin rradhën e gjatë për produktet Hallall – e kanë dhënë aprovimin me “stomakun e tyre”.

*millennials – quhet gjenerata e atyre që kanë lindur mes vitit 1980 dhe 2000.

/Time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0