Pse presidenti Obama falenderon 6 vjeçarin shiptaro–amerikan? - Business Magazine Albania

Pse presidenti Obama falenderon 6 vjeçarin shiptaro–amerikan?


Aleks, është një djalosh shqiptaro amerikan vetëm 6 vjec dhe jeton në Skarsdejl, Nju Jork. Një muaj më parë ashtu si të gjithë njerëzit në botë ai u prek nga pamjet e trishtueshme të Omran Daknesh, një pesëvjecar sirian në Alepo të ulur në një ambulancë në gjendje shoku. I mbuluar nga pluhuri dhe duke u përpjekur të fshijë gjakun nga duart e tij.

Aleks vendosi ti shkruajë një letër presidentit amerikan Obama, letër të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi t’a lexojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku temat kryesore ishin pikërisht refugjatët dhe viktimat e luftës. Obama ka bërë apel që të merret shembull nga Aleksi i vogël, dhe ka publikuar letrën dhe në faqen e tij personale në Facebook, ku videoja është parë dhe shpërndarë me mijëra herë.

I dashur President Obama,
E mbani mend djalin që u mor me ambulancë në Siri?
Mund të shkosh ta marrësh atë dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë?
Parkoni në rrugën përballë shtëpisë sonë, dhe ne do të jemi duke ju pritur me flamuj, lule dhe tullumbace. Ne do i japim atij një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Katerin, motra ime, do të mbledhë flutura dhe pilivesa për të. Në shkollën time unë kam një shok nga Siria, Omarin. Do e prezantoj atë me Omarin dhe ne mund të lujamë të gjithë së bashku. Mund ta ftojmë atë në festat tona të ditëlindjes dhe ai do të na mësojë ne një gjuhë tjetër. Meqënëse nuk do të sjellë lodra, meqënëse ai nuk ka lodra, Katerin do të ndajë me ‘të lepurushin e madh të bardhë me vija blu. Dhe unë do të ndaj me ‘të bicikletën time dhe do e mësoj ta ngasë atë. Do i mësoj mbledhjet dhe zbritjet…

Këto janë fjalët e një 6 vjecari. Ai na mëson shumë. Humanizmi që një djalë i vogël mund të ketë, i cili nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues, apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë, prej vendit nga kanë ardhur apo nga pamja e tyre, apo si ata luten. Ne mund të mësojmë të gjithë nga Aleks.

 

burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0