Deputeti Elmi Reçica, i cili e ka drejtuar takimin, ka falënderuar shtetin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke u shprehur i bindur se institucionet e larta të Sllovenisë do të avokojnë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe për anëtarësimin e vendit tonë në institucione ndërkombëtare.
Njomza Emini, ndërkaq, i ka vlerësuar shumë të rëndësishme përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane, duke kërkuar që Kosova të ndihmohet në këtë rrugëtim evropian të saj, sidomos për sa i përket liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së për qytetarët tanë.
Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiq, duke i vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ua ka bërë të ditur se është i interesuar që të dijë më shumë për zhvillimet në Kosovë, sidomos për atë se çka ka bërë dhe po bëjnë institucionet e vendit tonë për emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit.
Ai i ka vlerësuar pozitive praninë e bizneseve sllovene në Kosovë dhe investimet ekonomike në rritje të vendit të tij këtu.
Burimi: gazetaekonomia.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.