13 euro për në BE? - Business Magazine Albania

13 euro për në BE?


Australia e ka prej kohësh ndërsa SHBA-ja që nga viti 2007. Fjala është për një sistem elektronik për udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë. Këtë sistem do ta aplikojë tani edhe BE-ja, për të kontrolluar më mirë se kush hyn e del në kufijtë e saj.

Në SHBA sistemi i regjistrimit elektronik përmes internetit quhet “ESTA”. Në Evropë ai do të emërtohet “ETIAS” (European Travel Information and Authorisation System). Komisioni i BE- së ndërkohë po provon në një studim fizibiliteti, se si “ETIAS” mund të instalohet në qindra aeroporte dhe kalime kufitare të BE-së. Në fund të vitit do të nisë procesi i hartimit të ligjit.

Ngjashëm si në sistemin amerikan, udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë në BE, duhet të regjistrohen në internet. Për këtë, ashtu si në SHBA, do të aplikohet një pagesë, që sipas të dhënave të nëpunësve të BE-së mund të jetë rreth 13-50 Euro. Nga rreth 30 milionë udhëtarë nga vendet jo anëtare të BE-së që kanë nevojë për vizë, këto të ardhura do të jenë të konsiderueshme nga 390 milionë deri në 1,5 miliardë euro në vit.

Numri i njerëzve që nuk kanë nevojë për vizë, por megjithatë duhet të paguajnë tarifën e “hyrjes”, vitin e ardhshëm mund të rritet ndjeshëm. Miliona britanikë, që pas BREXIT-it do të vijnë në BE për pushime ose me shërbim pune, duhet të paguajnë për t’u regjistruar në sistemin “ETIAS”. Po ashtu edhe udhëtarët nga Turqia apo Ukraina, në rast se BE-ja do t’u garantojë atyre qarkullimin pa viza.

“ETIAS” është vetëm një komponent i një iniciative në shkallë të gjerë të Komisionit të BE-së, për të siguruar kufijtë e jashtëm pas sulmeve terroriste dhe migracionit të pakontrolluar të vitit të kaluar. Zemra e këtij sistemi të ri për sigurimin e kufijve do të jetë sistemi i regjistrimit të të gjitha hyrje-daljeve të udhëtarëve në BE nga vende jo anëtare. I ashtuquajturi rrjeti “EES” duhet të vendoset deri në fund të vitit. Ndërkohë janë duke u përpunuar detajet teknike.

Nga viti 2020 çdo hyrje-dalje në BE do të regjistrohet në një bankë të dhënash. Njëkohësisht duhet të verifikohet vlefshmëria e pasaportave dhe e vizave. Përveç kësaj do të ketë edhe një pyetësor të rregullt, të ashtuquajturin “Schengen-Informations-System” (SIS), në të cilin do të regjistrohen të dhëna për hetimet dhe rreziqet e mundshme terroriste. Do t’i jepet fund kësisoj edhe ekzistencës së një sërë bankash europiane të të dhënave, premtoi komisari përgjegjës i BE-së Dimitris Avramopoulos javën e kaluar në Parlamentin Europian në Strazburg. Të dhënat për hyrje-daljet do të ruhen për pesë vjet. Aktivistët e mbrojtjes së të dhënave e kritikuan sistemin e planifikuar si një “tumor të dhënash”.

Derisa të vihen në funksion këto sisteme të reja do të duhen të paktën katër vjet që të instalohen skanerët dhe bankat e të dhënave.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0