Numra telefoni, adresa, datëlindje… pse duhet t’i mbajmë mend kur na ndihmojnë aparaturat dixhitale për t’i mbajtur mend ato?
Njerëzit po heqin dorë me shpejtësi nga përpjekjet për të mbajtur mend vetë, duka ja transferuar këtë detyrë telefonave inteligjentë, tabletëve apo pajisjeve të tjera… dhe kjo jo pa kosto.
Sipas një hulumtimi të ‘Kaspersky Lab’, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuan nga amnezia dixhitale, mbi 70% nuk mbajnë mend numrat e telefonave të personave më të afërt dhe 49%, as të partnerit të tyre.
Por a po na bën kjo më ‘të trashë’? Për antropologen Genevieve Bell jo, përkundrazi.
“Teknologjia na ndihmon të rritemi më të zgjuar, të bëjmë pyetjet e duhura”, thotë ajo.
Krejt të kundërtën mendon antropologu Andrew Keen, autor i ‘Interneti nuk është përgjigja’, sipas të cilit po humbet ‘ushtrimi i trurit’. “Mendjet janë dembelosur. Truri është një muskul që po stërvitet gjithnjë e më pak dhe e gjitha kjo për faj të teknologjisë”, thotë ai.
Këto dy qëndrime kanë ngjallur debate ku secila palë mbron me fanatizëm qëndrimet e saj, sidomos në forumet teknologjike në internet. Por lajmi i mirë, sipas Marie Wimber e Universitetit të Birmingamit, interneti dhe pajisjet teknologjike thjesht kanë ndryshuar mënyrën e ruajtjes së informacionit.
“Nuk na bën më ‘të trrashë’, por më të zotë në mënyrën se ku dhe çfarë kërkojmë”, thotë ajo.
Burimi: gazetaekonomia.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.