Starton Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë - Business Magazine Albania

Starton Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë

~3 minuta lexim


Në mjediset e Drejtorisë së Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë është bërë dorëzim-pranimi i objektit të korporatës amerikane ‘Lear Corporation’. Fjala është për një investim prej 17 milionë eurosh. Proçesi i prodhimit të sediljeve të makinave për tregun e huaj ka startuar të hënën, më 8 gusht.

Në manifestimin e rastit, kompania ‘Normak Investment Group’ ia dorëzoi çelësin e objektit menaxhmentit të kompanisë ‘Lear Corporation’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala është për një hapësirë prej 11.800 metër katrorë dhe në të do të angazhohen deri në fund të vitit 2016 rreth 1000 punëtorë, kurse deri në fillim të vitit 2018 numri i përgjithshëm parashikohet të arrijë shifrën prej 2.500 të punësuarëve.

Punimet për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të kësaj kompanie për tregun e huaj, filluan para gjashtë muajve dhe në to u angazhuan mbi 30 ndërmarrje, kryesisht vendore. Ky investim kap vlerën rreth 7 milionë euro, ndërsa kompania amerikane ‘Lear Corporation’ ka investuar 10 milionë euro. Proçesi i prodhimit startoi të hënën më 8 gusht ndërsa kushtet e përgjithshme të punëtorëve janë sipas standardeve më të larta perëndimore.

Ky objekt është i kategorisë së parë dhe i plotëson të gjitha kushtet për një efikasitet energjetik të nivelit A+ dhe, në Maqedoni, është ndër objektet e rralla të këtij niveli.

Burimi: tvart.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0