Shqipëria e para në të pazbuluarat e ballkanit sipas Guida Insider - Business Magazine Albania

Shqipëria e para në të pazbuluarat e ballkanit sipas Guida Insider


Nga kështjellat e Shqipërisë, ishujt e Kroacisë, fshatrat e vjetër të Bosnjës e deri te manastiret e Rumanisë. Ballkani ka zona me bukuri të rrallë natyrore dhe që nuk përfshihen shpesh në itinerarin e turistëve. Insider ka publikuar një listë me vende të pazakonta turistike që nuk mund të gjenden në harta e që mund të vizitohen nga të gjithë të pasionuarit pas turizmit aktiv.

Shqipëria, kështjella dhe shpella
Nga plazhet e Vlorës në jug të Shqipërisë, turistët mund të udhëtojnë me varkë nga gadishulli i Karaburunit, më i madhi në vend. Shrihet në pjesën perëndimore të kanalit të Otrantos, aty ku deti Adriatik takohet me detin Jon.Turistët mund të eksplorojnë gadishullin, i cili është i mbushur me gjire natyrore dhe shpella. Një vizitë në shpellën e piratit Haxhi Aliu, që daton në shekullin e 16-të është një domosdoshmëri, ndërsa gjiri i Gramës ofron plazhe me ujë të kristaltë.

Shqipëria-e-para-në-të-pazbuluarat-e-ballkanit-sipas-Guida-Insider-businessmagPak kilometra nga brigjet e qytetit të Himarës, turistët mund të vizitojnë kështjellën e Ali Pashë Tepelenës që gjendet në Porto Palermo. Mendohet se kështjella është ndërtuar në periudhën veneciane, në shekullin e 17-të dhe është përdorur në shekullin e 19-të nga Ali Pashë Tepelena, një pasha shqiptar i periudhës otomane, i cili qeverisi pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë dhe pjesën veriore të Greqisë. Kështjella është e hapur për turistët dhe nga tarraca e saj mund të shijohet një pamje e mrekullueshme e detit Jon.

Renditja më pas vazhdon me fshatrat e vjetër të Bosnjës, ujërat e Bullgarisë, ishujt e fshehur të Kroacisë, me pasurinë e Kosovës. Ku një nga vendet që rekomandohet më shumë nga Insider është edhe kalaja e Prizrenit, e njohur ndryshe edhe si kalaja e Dushanit. Më pas vazhdohet  me liqenin e Ohrit në Maqedoni, me vendet e fshehura të Malit të Zi e me Rumaninë.

 

burimi: ekonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0