Nuk dihen akoma shumë specifika për tabletin e ri, por nga një foto e publikuar dihet së paku dizajni që do te ketë ai.
Ai ngjan shumë me Galaxy Tab S2: ka një buton ‘home’ në pjesën e sipërme, një ekran 4:3 dhe ka një mburojë plastike përsëri.
Thuhet se do të ketë një proçesor Qualcomm Snapdragon 652 dhe një RAM 3 GB, bateri 4,000mAh dhe një memorie 32GB. Kamera parësore mendohet se do të jetë 8MP, kurse ajo dytësore 2MP.
Nuk dihet ende çmimi i pajisjes, por ajo pritet të kushtojë rreth 400 dollarë amerikanë.
Burimi: gazetaexpress.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.