Intel së shpejti do të prodhojë çipe për smartphone - Business Magazine Albania

Intel së shpejti do të prodhojë çipe për smartphone


Intel ka njoftuar se një nga fabrikat e saj do të fillojë të prodhojë çipe smartfonësh bazuar në dizajnet nga firma ARM me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

LG është shpallur si klienti i parë që përfiton nga kjo risi e kompanisë.

Intel dhe ARM shpesh perceptohen si rivalë. Arkitektura e Intel x86 chip dominon sektorin e PC ndërsa çipet ARM janë përdorur në shumë telefonë dhe tableta.

Por të dy thanë se pritet që ky veprim të jetë “reciprokisht i dobishëm”.

“Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi për këtë zhvillim në industri”, tha Will Abbey, një ekzekutiv në ARM. Kjo marrëveshje është një shembull dhe do të japë vlerë të jashtëzakonshme për ekosistemin e projektimit dhe në fund të fundit për partnerët tanë.”

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0