Si të sillemi në zyrë - Business Magazine Albania

Si të sillemi në zyrë


Një përshtypje e parë e mirë (duke vazhduar në këtë mënyrë) është me rëndësi jetike për një sukses afatgjatë në kompaninë tuaj. Më poshtë janë disa rregulla “të pashkruara” të mirësjelljes në zyrë, të cilat punonjësit e rinj duhet t’i marrin në konsideratë:

1. Asnjëherë mos e merr ushqimin e dikujt tjetër nga frigoriferi – kjo është një JO e madhe.

2. Shmangni hapjen e një bisede në ambientin e punës – do të ketë herë tjetër më të përshtatshme për të biseduar në lidhje me raportet dhe statistikat.

3. Mbani pastër dhe në rregull tavolinën tuaj të punës – kjo është një zyrë dhe jo dhoma juaj.

4. Mbani telefonat me dridhje ose silent – askush nuk dëshiron ta dëgjojë Justin Beiberin si zilen tuaj të telefonit.

5. Zyra juaj nuk duhet të kundërmojë nga era e ushqimit – klientët nuk duan të nuhasin atë çfarë ju keni ngrënë.

6. Mos ja ngul sytë ekranit të kolegut tuaj, ndërsa jeni duke folur me ta – kjo ju bën të dukeni sikur doni të fusni hundët kudo.

7. Mos rrini pezull pas tavolinës së dikujt – ju lutem, kjo është shumë dekurajuese.

8. Të vini erë të mirë – ju nuk doni që të njiheni si kolegu “me aromë të keqe”.

9. Mos e përzieni punën me kënaqësinë.

10. Mos ua ngulni sytë kolegëve tuaj – të ëndërroni gjatë ditës është një gjë, por jo të bëheni kuriozë për njerëzit jashtë.

Përshtatja me një zyrë të re është gjithmonë e frikshme dhe nervat apo durimi juaj mund të testohen në kohë, por nëse ju jeni i sjellshëm në punë dhe bëheni i dobishëm mund të shmagni thashethemet e kota. Ju duhet të siguroheni që të lini një përshtypje të mirë te shefi dhe kolegët tuaj.

/Ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0