Renzi theksoi se kishte zgjedhur një vend simbolik për të folur mbi BE-në e re. Pas shpatullave të tij gjendej ishulli Ventotene nga ku në 1941-shin Altiero Spineli, në ekzil, prezantoi projektin e tij për Europen e Bashkuar.
Kryeministri italian përmendi angazhimet e ardhshme të Unionit dhe sqaroi se temat për të cilat do të diskutojnë në takimin 3 palësh janë emigracioni, mbrojtja nga terrorizmi, por edhe rritja ekonomike e të rinjve.
“Europa nuk është problemi, por zgjidhja”, pohoi Renzi duke ju referuar akuzave të populistëve. “Europa është mundësia më e mirë, Brexit nuk duhet të na dekurajojë”, ishin fjalët e tij. Më pas foli presidenti francez, Hollande, i cili konfirmoi skaletën e parashtruar nga Renzi.
“Dëshirojmë që të ketë më shumë koordinim në nivelin e mbrojtjes, por duam gjithashtu edhe zhvillimin e nevojshëm për sigurinë tonë. Është e vërtetë që Brexit-i krijon pasiguri, por ne duhet t’i eleminojmë ato”, tha Hollande.
E fundit që foli gjatë konferencës për shtyp ishte kancelarja gjermane, e cila kërkoi më shumë përpjekje për përmirësimin e sigurisë.
“Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e brendshme e të jashtme e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës dhe mbledhjen e informacioneve në terren. Me gjithë këta emigrantë që vijnë duhet të përmirësojmë mekanizmin e mbrojtjes së kufijve”, tha Merkel.
Sa i përket çështjes së emigracionit, udhëheqësja gjermane, e cilësoi si të drejtë bashkëpunimin me Turqinë, pasi, siç tha, të vetëm nuk do ta fitonin dot luftën me skafistët.
Ky është minisamiti i dytë i 3 liderëve që prej rezultatit shokues të referendumit britanik në muajin qershor.
Burimi: Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.