Çfarë tregon ngjyra e pashaportës - Business Magazine Albania

Çfarë tregon ngjyra e pashaportës


Pasaporta nuk tregon shumë për pronarin e saj. Është e vështirë të bësh një pozë të mahnitshme në foton e saj (vetëm nëse je një princ), ti nuk vendos dot një thënie që të frymëzon në faqet e pashaportës, dhe ti nuk mundesh të zgjedhësh as ngjyrën e saj.Kjo e fundit, shpjegohet nga Business Insider , pse pasaportat janë në ngjyrë të kuqe, blu, jeshile dhe të zezë. Çuditërisht, edhe pse pse ngjyra e pashaportës nuk përcaktohet nga ndonjë sistem kategorizimi strikt i shtetit – po kjo nuk do të thotë që ngjya është zgjedhur rastësisht.

“Shumica e pashaportave janë në ngjyrë blu dhe nuaca të së kuqes”, thotë zëvendës ministri i marketingut të Passport Index, Hrant Boghossian, edhe pse ka shumë variante ngjyrash. Edhe pse gjeografia, politika, dhe besimi fetar marin pjesë kur shteti zgjedh ngjyrën e pashaportës së tij, nuk ka udhëzime apo rregullo që tregojnë ngjyrën e këtyre dokumentave kombëtare.

“Nuk ka asgjë që e përcakton ngjyrën e pashaportës”, konfirmon Anthony Philbin nga Organizata Civile Internacionale e Aviacionit. E cila vendos standartet e pashaportës madhësinë, formatin, dhe teknologjinë.

Atëherë çfarë mund të themi për ngjyrën e pashaportës? Boghossian thotë se ajo lidhet me identitetin e një kombi.

Pashaporta e kuqe

Pashaportat e kuqerremta përdoren nga pjesëtarët e Unionit Europian (përveç Kroacisë), dhe shtete të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e tij (si Turqia) kanë ndryshuar ngjyrën e pashaportës për t’u përshtatur. The Economist e quajti këtë një “ushtrim brandi”. The Andean Community i Bolivisë, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë ka gjithashtu pashaporta të kuqerremta.

Pashaporta e Zvicrës, sipas madës së njohur zviceriane, kombinohet me flamurin e saj.

Pashaporta blu

Boghossian tha për Business Insider se Karaibet, zakonisht përdorin ngjyrën blu, edhe pse është e ngjashme me “Botën e Re”.

Vox tregoi se vendet e bashkuara si Brazili, Argjentina, Paraguai, Uruguai, dhe Venezuela, të njohur si Mercosur, të gjithë kanë pashaportë blu (ërveç Venzuelës, e cila akoma mban një pashaportë të kuqe që nga koha kur ishte pjesë e komunitetit Andean).

Pashaporta e SHBA-së, u bë blu e thellë në 1976-tën për t’u kombinuar me ngjyrën e flamurit amerikan. Po më përpara?

“Ne mendojmë se dokumentat e para të udhëtimit të SHBA ishin të kuqe”. Pashaporta e gjelbër u përdorë në 1930-tën, më pas ato të kuqerremta, dhe pashaportat e zeza në 1970-tën”.

Pashaporta e gjelbër

“Shtetet islamike përdorin pashaportën e gjelbër për shkak të rëndësisë që ka ngjyra për besimin e tyre,” ka thënë Boghossian për Business Insider. Variante të jeshiles janë përdorur gjithashtu nga anëtarë të ECOWAS – Komuniteti Ekonomik i Shteteve Perëndimore të Afrikës – duke përfshirë këtu Nigerinë dhe Senegalin.

Pashaporta e zezë

Ka dhe një interpretim tjetër më praktik, të zgjedhjes së ngjyrës së pashaportës.

Ngjyrat e errëta (edhe nuaca të thella të blusë dhe të kuqes) tregojnë më pak pisllëk dhe duken më zyrtare. Këtu bëjnë pjesë Republika e Botswana, Zambia, dhe Zelanda e Re – e zeza konsiderohet gjithashtu dhe ngjyra kombëtare e shteteve në fjalë.

Së fundmi, ne mund të nxjerrrim shumë përfundime për ngjyrta e pashaportave, por ajo çfarë një pashaportë përfaqëson është më shumë se tiparet gjeo-politike dhe ekonomike. “Ne harrojmë që pashaportat i përkasin njerëzve. Për shumë ato janë një barrier. Për disa të tjerë, ato janë nje e drejtë kalimi,” thotë Boghossian për Travel + Leisure.

SHBA dhe Siria lëshojnë pashaporta blu – por Siria ka pashaportën e rangut më të keq në botë. Të kesh një pashaportë siriane do të thotë se ke akses në 32 shtete pa vizë, kjo për shkak të marrëdhënieve diplomatikë.
Ndërkohë që SHBA ka pashaportën e tretë më të mirë të rangut.

“Qeveritë në të gjithë botën kanë lirinë të zgjedhin ngjyrën dhe dizjanin, por fatëkeqësisht shumë pak kanë kuptuar rëndësinë e këtij dokumenti në përfaqesimin e identitetit të një shteti.”

/Travel + Leisure.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0