Turizëm edhe në Hënë - Business Magazine Albania

Turizëm edhe në Hënë


Vendet në dispozicion janë vetëm 8. Çmimi i biletës është tmerrësisht i kripur: 150 milionë dollarë vajtje-ardhje, por bëhet fjalë për një eksperiencë të rrallë. Një udhëtim hapësinor drejt Hënës.

Janë rusët ata që shprehen të gatshëm të nisin turistë drejt satelitit të vetëm të Tokës brenda vitit 2020. Dy shoqëri ruse të S.P. Korolev Rocket dhe Space Corporation Energia (Rsc) sqarojnë se për këtë qëllim do të përdoret një kapsulë e modifikuar hapësinore Soyuz.

“Jemi në fazën paraprake të projektimit të saj”, shpjegoi presidenti i njërës prej kompanive, Vladimir Solntsev, i cili në intervistën dhënë gazetës ruse “Izvestia” shpjegoi se po shqyrtohen 8 kandidatë të mundshëm për udhëtimin e parë. Mes tyre është një familje japoneze prej katër personash.

“Kur të kemi një numër të mirë prenotimesh, do të nisim me fazën e vërtetë operative”, shton ai.

Mes atyre që kanë shfaqur interes për rrugëtimin e jashtëzakonshëm është dhe regjisori James Cameron. Nuk është aspak çudi që njeriu, i cili i solli publikut botëror filma si Titaniku dhe Avatari të jetë ndër të parët që do të ngjiten në anijen hapësinore drejt Hënës. Sektori i udhëtimeve turistike në kozmos po merr formë gjithmonë e më shumë e koha kur hapësirën do ta vizitojnë rëndom edhe njerëzit e thjeshtë mund të jetë më e afërt nga sa mendohet.

burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0