Do të vijnë ndryshime për dyqanin e aplikacioneve, AppStore - Business Magazine Albania

Do të vijnë ndryshime për dyqanin e aplikacioneve, AppStore


Konferenca e Apple e njohur si WWDC 2016 nis të hënën dhe drejtori i marketingut në Apple, Phil Schiller ka zbuluar disa ndryshime që do të vijnë për dyqanin e aplikacioneve të kompanisë, AppStore.

Në një intervistë të fundit me The Verge, Phil Schiller zbuloi se Apple është duke bërë disa ndryshime në dyqan e aplikacioneve për zhvilluesit.

Apple aktualisht merr 30% të të ardhurave dhe zhvilluesit marrin 70% nga dyqani i aplikacioneve, kjo vlen edhe për abonimet.

Apple tani është duke bërë disa ndryshime në mënyrën se si abonimet në aplikacione do të punojnë.

Kur një klient pajtohet të paguajë për më shumë se një vit, të ardhurat e Apple do bien nga 30% në 15%.

Edhe më herët janë dëgjuar thashethemet se Apple do të fillojë me shfaqjen e reklamave në kuadër të funksionit të kërkimit në App Store, dhe kjo tani është konfirmuar. Zhvilluesit do të mund të paguajnë për të reklamuar aplikacionet e tyre në dyqanin e aplikacioneve.

Apple do të përdorin një sistem të tipit ankand për tu lejuar zhvilluesve për të konkurruar për reklamat.

Këto ndryshime janë mirëpritur nga zhvilluesit, dhe sa më parë që të marrim më shumë detaje mbi planet e Apple për App Store ne do të ju informojmë më në hollësi.

/telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0