“Bli online Kartonin Jeshil!”
Teknologjia sot ofron mjetet e duhura që gati të gjitha shërbimet e klientëve të dixhitalizohen, duke u kursyer atyre kohën dhe rritur efiçiencën e transaksioneve mes bizneseve dhe klientëve të tyre. Iniciativa më e re vjen nga kompania Sigal, pjesë e Uniqa Group Austria, e cila po ndjek trendin e zhvillimeve dixhitale të kohës.
Uniqa Group Austria, kompania e sigurimeve, e cila prej vitesh operon suksesshëm në këtë industri, sapo ka lançuar projektin e ri të sigurimit online. Tashmë klientët do të kenë mundësi të blejnë Kartonin Jeshil, TPL dhe sigurimin kufitar me anë të internetit nëpërmjet smartphone, tablet apo pajisjeve të tjera dixhitale.
Mjaftojnë vetëm disa hapa të aplikimit online për blerjen e siguracionit të shtëpisë nga zjarri, tërmeti, përmbytja apo të siguracionit të makinës dhe polica e sigurimit dërgohet nga ana e kompanisë në asresën e dëshiruar.
Një iniciativë vërtet e “zgjuar”, në epokën e telefonave të “zgjuar”, duke përmirësuar komunikimin biznes-klient.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
