Storehouse, rivali i Instagram që nuk gjeti mjaftueshëm vënd në treg - Business Magazine Albania

Storehouse, rivali i Instagram që nuk gjeti mjaftueshëm vënd në treg


Storehouse, e cila ka qenë gjithmonë një gjë e ngjashme e VSCO dhe Instagram, është mbyllur. Në një e-mail drejtuar përdoruesve, Storehouse vë në dukje se do të mbyllet zyrtarisht në 15 korrik. CEO i saj, Mark Kawano tha se ndërsa është krenar për atë që ka krijuar, ajo kurrë nuk gjeti mjaftueshëm vend.

“Ndërsa unë jam krenar për atë që kemi arritur, ne s’ishim në gjendje për të arritur llojin e rritjes së nevojshme për të justifikuar veprimin e vazhdueshëm të shërbimit.”

Storehouse është duke iu dhënë të gjithëve mundësinë deri më 14 korrik për të shkarkuar një arkiv të imazheve të tyre nga shërbimi, Aplikacioni do të largohet nga qarkullimi në atë kohë. Nëse ju nuk jeni duke përdorur shërbimin, nuk jeni me fat sepse aplikacioni nuk pranon regjistrime të reja llogarish.

Herën e fundit që Storehouse  ka bërë një ndryshim domethënës në shërbim ishte në shtator të vitit të kaluar.

/TechSot.Al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0