Facebook po detyron përdoruesit të instalojnë aplikacionin e ri Moments - Business Magazine Albania

Facebook po detyron përdoruesit të instalojnë aplikacionin e ri Moments


Facebook i ka ‘kërcënuar’ përdoruesit se do t’i fshijë fotografitë e ngarkuara nga celularët në rrjetin social, nëse nuk e instalojnë aplikacionin e ri Moments.

Rrjeti social u ka dërguar nga një paralajmërim përdoruesve, duke iu thënë se fotografitë që janë sinkronizuar në mënyrë private nga celularët e tyre në profilet e tyre online, do të humbin.

Facebook ka njoftuar se nëse përdoruesit nuk e shkarkojnë këtë aplikacion deri më 7 korrik, fotografitë do të fshihen.

Ky ndryshim do t’i prekë të gjitha ato fotografi që janë ngarkuar në rrjetin social në mënyrë private, përmes veçorisë së sinkronizimit automatik.

Përdoruesit mund t’i transferojnë fotografitë e tyre duke përdorur aplikacionin Moments ose duke i shkarkuar ato.

Por, kjo lëvizje nga Facebook ka ngjallur shumë kritika në mesin e përdoruesve, të cilët thonë se rrjeti social po tregon qasje detyruese.

Facebook-Foto-Moments-Businessmag

/gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0