Përse ky sipërmarrës e injoron telefonin kur kthehet nga puna në shtëpi? - Business Magazine Albania

Përse ky sipërmarrës e injoron telefonin kur kthehet nga puna në shtëpi?


Pjesën më të madhe të ditëve, kur Miguel McKelvey, bashkëthemeluesi i WeWork, vjen në shtëpi nga puna, gjëja e parë që bën është që të largojë telefonin e tij. Në fund të fundit, ai ka një V.I.P., i cili mezi ka pritur gjatë të gjithë ditës për ta parë atë: djali i tij 6-vjeçar. 

“Unë e vendos telefonin në banak dhe mundohem të mos e shikoj sa më shumë kohë që të jetë e mundur,” ka thënë arkitekti dhe bashkëthemeluesi dhe drejtori kreativ i ‘WeWork’ për Entrepreneur. “Duke bërë këtë, unë ndihem më i angazhuar me familjen time, ndihem më i angazhuar me djalin tim kur luaj me të…dhe kjo kthehet në meditim të vërtetë, pasi është pothuajse një arratisje nga jeta e përditshme.”

Puna e përditshme përfshin vizitat, drejtimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shumë prej hapësirave të punës të WeWork në 29 qytete në të gjithë SHBA-të, Kanadanë, Europën dhe Izraelin.

Ndonjëherë ai e sjell të birin në zyrë, me shpresën se do ta frymëzojë atë të bëhet sipërmarrës si vetja. “Ndjenja ime rreth të qënit baba dhe sipërmarrës është shembull i jashtëzakonshëm, pasi ndihem i gëzuar të ndaj atë që bëj me tim bir,” shpjegon ai.
Por McKelvey gjithahtu kënaqet duke kaluar kohë me djalin e tij, vetëm duke qenë me të dhe duke mos bërë asgjë tjetër. “Unë nuk dua të shpërqëndrohem,” thotë ai. “Unë dua të jem tërësisht i pranishëm në momentet që i kaloj me të. Ky është çelësi. Nëse nuk e bën plotësisht diçka, ka shumë mundësi të mos jesh duke e bërë mirë.” Përfshirë këtu edhe prindërimin.

Këtu ka një mësim shumë të mirë për të mësuar nga shumë prej sipërmarrësve të zënë në punë të ditëve të sotme.

 

/Shkruar nga Kim Lachance Shandrow dhe publikuar nga Entrenpreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0