Të veçantat e aplikacionit "Messages" që sjell Apple - Business Magazine Albania

Të veçantat e aplikacionit “Messages” që sjell Apple


Apple ka prezantuar një numër karakteristikash të reja për aplikacionin “Messages” në iOS 10, duke përfshirë videot Digital Touch dhe Bubble Effects.

Përditësimi i “Messages” ishte një nga më të mëdhenjtë, dhe duke nisur nga ndryshimet, po ndalemi fillimisht tek linket. Tani mund të marrim një pamje paraprake të çdo linku, thjesht duke shtypur lehtë mbi to. Gjithashtu, nëse dikush ju dërgon një link, i cili përmban një video, ju përsëri nuk keni pse të largoheni, mund ta shihni videon direkt nga Messages, thjesht duke prekur lehtë linkun.

Sa i përket bisedave, Apple ka shtuar disa emoji të rinj 3 herë më të mëdhenj, pak a shumë sa ato që kemi parë tek Facebook Messenger. Sa i përket ’emojifikimit’, ‘Messages’ tani do të kapë fjalët ’emojifikuese’ dhe shpejt do t’i zëvendësojë ato me emoji-t që kanë lidhje me fjalën. P.sh. nëse po shkruani se po luani futboll, fjala futboll do të theksohet për ju, në mënyrë që ju ta zëvendësoni me emoji-n e topit të futbollit.

Gjithashtu mund të përdorni edhe disa mesazhe inteligjente. Në rastet kur doni të dërgoni një mesazh me të “bërtitur”, duke shtypur me forcë, teksti do të dërgohet i trashë. Në rastet kur doni të thoni diçka butësisht, teksti do të dërgohet në një madhësi më të vogël.

“Messages” mund të përdoret gjithashtu për të dërguar tekste të shkruara me dorë, dhe përdoruesit mund të dërgojn Tapbacks, si ai gishti i ngritur lart që zakonisht dërgojmë në Messenger. Ka dhe një integrim me Apple Music, gjithashtu, për të luajtur një këngë.

Ajo çfarë vihet re është se “Messages” po mundohet të bëjë atë çfarë ka bërë Messenger, duke u hapur kështu edhe për zhvilluesit, në mënyrë që këta të fundit të sjellin aplikacione tek “Messages”. Më vonë, mund të sjell kështu dhe një App Drawer, në të cilin mund të lokalizohen aplikacionet. Këto lloj aplikacionesh do jenë në gjendje të aktivizojnë dërgimin e sticker-ave, të bëjnë pagesa dhe më tepër.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0