OSHEE është në përfundim të procesit të instalimit të matësave për të gjithë abonentët aforfe. Në rang vendi ishin rreth 40 mijë kontrata pa matës, ndërkohë që kanë mbetur për t’u vendosur edhe rreth 5.000 matësa.
Në disa raste ka pasur dëmtime të tyre nga abonentët dhe OSHEE paralajmëron jo vetëm me ndërprerje të energjisë, por edhe me ndëshkime ligjore.
“Ka abonentë që kanë marrë matësa rishtazi. Jemi duke menduar një skemë që në momentin e dëmtimit të aparatit matës të aplikohen edhe penalitete financiare e ligjore për këta abonentë, që mund t’i dëmtojnë aparatet”, tha Klevis Jahaj, drejtor rajonal i OSHEE-së Tiranë.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do t’u ndërpresë energjinë të gjithë abonentëve që nuk pranojnë të vendoset matësi. Afati i fundit për faturimin aforfe është 30 qershori. Pas kësaj date, të gjithë abonentët duhet të jenë të pajisur me matësa dhe të paguajnë aq energji sa konsumojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.