Shqipëria jep kontributin më të ulet për ekonominë globale - Business Magazine Albania

Shqipëria jep kontributin më të ulet për ekonominë globale


Sipas indeksit “ Good Country”, Shqipëria renditet ndër shtetet e fundit në botë, për kontributin që jep në ekonominë globale. Vendi ynë rankohet i 108-ti, nga 163 shtete të ekzaminuara sipas studimit të vitit 2016, me një rënie prej 35 vendesh krahasuar me një vit më parë. Shqipëria, për 2016, gjendej në fund të listës rajonale që kryesohej nga Serbia, e 47-ta në botë

Ideja e Indeksit “Good Country” është, sipas nismëtarit Simon Anholt, të masë çfarë kontribuon çdo shtet në të mirën e humanitetit të përbashkët, barazisë njerëzore, shëndetit, zhvillimi i teknologjisë etj, përtej rritjes ekonomike, duke përdorur të dhënat e OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Nën indekset që studiohen janë: prosperiteti dhe barazia, për të cilin renditet më mirë në vendin e 49-të, ndërsa performancën më të keqe e shfaq në sigurinë dhe garantimin e paqes, shëndeti dhe zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, për të cilat jeni në 10 e fundit. Aty ku ne shkëlqenim ishte te nënindeksi i Kulturës, që Shqipërinë e bënte një ndër vendet me kontributin më të kënaqshëm në Botë, e renditur në pozicionin e 48-të.

 

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0