Smartphone-i me kamerën më të mirë? - Business Magazine Albania

Smartphone-i me kamerën më të mirë?


Deri në fillim të vitit 2016, iPhone 6S Plus ishte telefoni me kamerën më të mirë në treg, por kjo ndryshoi shpejt.

Samsung Galaxy S7 hyri në shkurt të vitit 2016 me kamera edhe më të mirë. Por tani që kanë kaluar disa muaj, celularë të rinj janë futur në garë, duke premtuar t’i thyejnë kundërshtarët me çdo fushë.

Më i fundit që e synonte këtë ishte Oneplus 3, i cili erdhi me 6 GB RAM, më shumë se kushdo, me procesor tepër të fuqishëm dhe çdo parametër tjetër në maksimum. Po kamera?

Ekspertë të mediave të ndryshme teknologjike krahasuan menjëherë telefonët, duke futur edhe Oneplus 3 në garë, dhe rezultati ishte se ndonëse në kushte me dritë të mirë Oneplus 3 fotografonte njësoj si S7, në errësirë e në detaje të tjera fotografike, Samsung S7 mbetet mbreti i kamerës më të mirë, për momentin.

/fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0