Brexit: Kryeministri Cameron jep dorëheqjen në tetor pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për largim - Business Magazine Albania

Brexit: Kryeministri Cameron jep dorëheqjen në tetor pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për largim


Kryeministri David Cameron do të japë dorëheqjen në Tetor pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për largimin nga Bashkimi Europian.

Cameron e bëri njoftimin në një deklaratë jashtë Downing Street pas shpalljes së rezultatit final.

Ai tha se do të tentonte të “mbante të qëndrueshme anijen” gjatë javëve dhe muajve në vijim, por ky “lidership i freskët” ishte i nevojshëm.

Kryeministri u kishte bërë thirrje qytetarëve të qëndronin, duke paralajmëruar pasoja ekonomike dhe sigurie për shkak të një daljeje, por Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej 52% kundrejt 48%.

Anglia dhe Uellsi votuan fuqimisht për një “Brexit”, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut mbështetën qëndrimin në BE.

Lideri i UKIP, Nigel Farage e konsideroi atë si ‘ditën e pavarësisë” së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa e quajti kampin e mbështetësve për të qëndruar si një ‘katastrofë’.

Paundi ra në nivelin e tij më të ulët përkundrejt dollarit që prej 1985-s, ndërsa tregjet reaguan ndaj rezultateve.

Ndërkohë kryeministri Cameron ka njoftuar Mbretëreshën për vendimin e tij të qëndrimit afatshkurtër, dhe më pas për dorëzimin e detyrës një kandidati tjetër pas Konferencës së Konservatorëve në Tetor 2016.

 

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0