Mosliberalizimi i vizave, hendek i madh për biznesmenët nga Kosova - Business Magazine Albania

Mosliberalizimi i vizave, hendek i madh për biznesmenët nga Kosova


Njohës të çështjeve ekonomike kanë deklaruar se mosliberalizimi i vizave paraqet një hendek të madh për biznesmenët nga Kosova, sidomos për ata të ndërmarrjeve të vogla, pasi ua pamundëson të marrin pjesë në panairet dhe konferencat ndërkombëtare të biznesit, të njihen me biznesmenët ndërkombëtarë, si dhe të kenë pak qasje të re. Madje vështirësitë e marrjes së vizave për shtete anëtare të Zonës Shengen, sipas tyre, vështirësojnë marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe këtyre shteteve.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Burim Piraj, ka thënë se mosliberalizimi i vizave paraqet një hendek të madh për afaristët nga Kosova. “Në mungesë të liberalizimit të vizave prodhuesit nga Kosova janë të kufizuar të bëjnë tregti në vendet e regjionit, pasi më lehtë është ta marrësh një vizë për Kinë sesa na e japin momentalisht anëtarët e Zonës Shengen”, ka deklaruar Piraj për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave është i rëndësisë jetike sidomos për bizneset e vogla, të cilat, sipas tij, thuajse asnjëherë s’kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë tregjet evropiane.

Presidenti i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Samir Krasniqi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se mosliberalizimi i vizave për afaristët e Kosovës paraqet mjaft vështirësi. Sipas tij, me rastin e liberalizimit të vizave do ta kemi një situatë krejtësisht të re dhe se liberalizimi e plotëson Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Me liberalizimin e vizave ne do të kemi krejtësisht një situatë të re dhe mundësi të reja, veçanërisht për ndërmarrësit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare që në fillim e ka konsideruar këtë marrëveshje si një plotësim të Marrëveshjes së Stabilizim Asocim, e cila pa liberalizim të vizave është e mangët, meqë produktet e Kosovës mund të jenë pjesë e tregut evropian, por për t’i përfaqësuar ato nuk mund të udhëtojnë pa regjim vizash vetë pronarët e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq sa iu përket vizitave të bizneseve nga Kosova në Zonën Shengen, Krasniqi ka thënë se marrja e vizave Shengen është jashtëzakonisht e vështirë në Kosovë.

Sipas një sondazhi të Kolegjit “Pjetër Budi”, pas liberalizmit të vizave shumë nga qytetarët e Kosovës do të ndërmerrnin udhëtime turistike në vendet e Zonës Shengen. “Në pyetjen: ‘Për çfarë qëllimi do ta bëni udhëtimin e parë në BE pas liberalizimit të vizave’?, 60 për qind e të anketuarve janë përgjigjur ‘për turizëm’, ndërkaq 24 për qind ‘për biznes’. Vetëm 16 për qind e të anketuarve kanë thënë se udhëtimin e parë në BE, pas liberalizmit, do ta bënin ‘për t’i vizituar të afërmit’”, është thënë në sondazhin e Kolegjit “Pjetër Budi”.

 

/Gazeta Ekonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0