Inflacioni i ulët, ekspertët rekomandojnë rritjen e pagave për të nxitur konsumin - Business Magazine Albania

Inflacioni i ulët, ekspertët rekomandojnë rritjen e pagave për të nxitur konsumin


Ekspertët i sugjerojnë qeverisë të rrisë pagat e administratës si një masë për të gjallëruar konsumin dhe nxitur rritjen ekonomike.

“Në këto kushte një rritje e pagave do të kishte efekte të menjëhershme në konsum. Pasi nëse qeveria hedh 5 apo dhjetë milionë euro paga, në tre muaj efekti i tyre do të shumëfishohej duke mbajtur në këmbë edhe bizneset e vogla si dhe duke përmirësuar perceptimin e përgjithshëm”, tha Zef Preci, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Në vitin 2014, pagat reale në shtet shënuan sipas INSTAT rritjen më të ulët në 15 vjet me vetëm 0.1 për qind.

“Sikur të përdorte vetëm paratë e kursyera nga rënia e interesave të borxhit, qeveria do të financonte plotësisht një rritje të përgjithshme të pagave duke nxitur konsumin”, tha Artan Hoxha, Instituti për Studime Bashkëkohore.

“Dhe unë kam bindjen që nëse rritja e pagave në shtet do të ndodhё, atëherë ajo do të ndiqet edhe nga sektori privat duke përmirësuar sigurimet”, tha Preçi.

Por për Hoxhën, rritja e pagave do të duhej të shoqërohej edhe më një sërë masash të tjera për të forcuar besimin në ekonomi.

“Dhe shpresa nga qeveria vjen përkundrejt politikave të mençura të nxitjes së prodhimit, të investimeve, të lehtësimit të barrës absurde administrative dhe kërcënimit të aksioneve fiskale të pakuptimta mbi biznesin”, thotë Hoxha.

Në prill inflacioni vjetor qëndroi për të tretin muaj me radhë afër zeros, një situatë që sipas ekspertëve pasqyron konsumin e plogësht dhe hezitimin e qytetarëve për të shpenzuar.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0