Haxhinasto inspektime në aeroportin dhe ujësjellësin e Kukësit - Business Magazine Albania

Haxhinasto inspektime në aeroportin dhe ujësjellësin e Kukësit


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar disa inspektime në qytetin e Kukësit. Ndalesa e parë e Ministrit ishte aeroporti i Kukësit, për të cilin Haxhinasto tha se janë të gjitha mundësitë që të fillojë operimin me fluturime kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Bashkë me Aviacionin Civil, po bëjmë një vlerësim të shpejtë për të parë mundësitë për të ndërhyrë në infrastrukturën e aeroportit, që të jetë funksional. Nga llogaritjet duhen 2,5 mln euro investime që aeroporti të jetë operacional. Ka nevojë për kolaudim të pajisjeve që janë në konservim prej kohësh. Ky aeroport do tё ketë impakt social dhe ekonomik për zonën, pasi pritet të hapen 250 vende pune. Nuk përjashtojmë mundësinë për ngritjen e një ndërmarrje shtetërore për të menaxhuar aeroportin e Kukësit. Në fazën dytë do të shikojmë mundësinë për ta lidhur me autostradën, dhe nuk përjashtohet mundësia e ndërtimit të një rruge të re përreth aeroportit”.

Haxhinasto-inspektime-në-aeroportin-dhe-ujësjellësin-e-Kuksit-businessmag

Më tej ministri Haxhinasto inspektoi punimet për Ujësjellësin e ri të qytetit të Kukësit. Ministri tha se reforma e Ujit ka filluar të japë rezultatete pozitive në qytetin e Kukësit.

“Mbledhja e faturave është përmirësuar ndjeshëm, nga 30 % që ka qenë mbledhja më parë, në 5 muaj ka shkuar në 80 %. Kjo ka sjellë edhe përmirësim të furnizimit më ujë, nga 2 orë që ka qenë mesatarja në ditë, ka shkuar në 12 orë në ditë. Aktualisht këtu po punohet për fazën e dytë, dhe nëse punimet do të vazhdojnë më këtë ritëm, besoj se jemi në rrugën e mbarë dhe ujësjellësi do të përfundojë brenda afateve. Me rëndësi është që të ruajmë cilësinë e punimeve, për të patur ujë cilësor për banorët e qytetit”.

 

/Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0