Ka ardhur momenti që të themi lamtumirë Nexus 9. Pas një muaji tërheqjeje nga dyqanet dixhitale të Google, HTC konfirmoi se nuk do të prodhojë më njësi të Nexus 9. Kjo lë Google me vetëm një tablet, Pixel C, i cili është rivali më i afërt i iPad Pro dhe Suface.
Ndërsa Nexus 9 më shumë ngjante si një alternativë e iPad, asnjëherë nuk u mori seriozisht si paisje ku HTC pak kohë pas debutimit uli edhe çmimin e tabletit.
Kjo e lë Google pa një pasardhës të drejtpërprejtë të Nexus 9 edhe pse suksesi i Android shumë larg nga fundi. Megjithatë gjigandi i motorit të kërkimi tashmë po lëviz në drejtime tjera si debutimi i Play Store në laptopët Chromebook
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto