Kompensimi i ekzekutivëve të lartë, në veçanti bonuset, ka pasur shumë vëmendje javët e fundit, dhe jo pa arsye.
CEO-t në 300 kompanitë më të mëdha publike sipas raportimeve, kanë përjetuar një ulje të pagës kolektive me 3.8 për qind me një mesatare prej 10.8 milionë $ në 2015-n, sipas The Wall Street Journal. Rënia vinte në radhë të parë për shkak të rritjes së ngadalësuar që lidhet me një ekonomi të vakët. Gjithsesi edhe me këtë trajektore në rënie, rregullatorët federalë kanë bërë publike planet për të prezantuar kufizime mbi bonuset e paguar për drejtuesit e lartë në këmbim të marrjes së një risku shtesë.
Më poshtё janë analizuar kompensimet e drejtuesve të lartë, të një grupi të kompanive publike të cilat kanë ende kapitale të drejtëpërdrejta nga themeluesit. Ja disa nga rritjet dhe rëniet e pagesave të themeluesve të një profili të lartë, bazuar në të dhënat e disponueshme të 2 viteve të fundit.
Themeluesi dhe Kompania | Rroga bazë | Bonuset dhe kompensimet e tjera | Totali | Ndryshimi në përqindje |
---|---|---|---|---|
Nick Woodman GoPro Publike që prej Qershor 2014 |
2014: $800,000 2013: $800,000 |
2014: $76,627,175 2013: $1,052,791 |
2014: $77,427,175 2013: $1,852,791 |
4,078 |
Renaud Laplanche Lending Club Publike që prej Dhjetor 2014 |
2015: $438,750 2014: $314,583 |
2015: $11,191,290 2014: $203,625 |
2015: $11,630,040 2014: $518,208 |
2,144 |
Randy Garutti Shake Shack Publike që prej Janar 2015 |
2015: $400,000 2014: $330,000 |
2015: $6,279,150 2014: $43,014 |
2015: $6,679,150 2014: $373,014 |
1,690 |
Jack Dorsey Square Publike që prej Nëntor 2015 |
2015: $0 2014: $6,000 |
2015: $68,506 2014: $0 |
2015: $68,506 2014: $6,000 |
1,041 |
Matt Maloney Grubhub Publike që prej Prill 2014 |
2015: $600,000 2014: $400,000 |
2015: $7,667,116 2014: $3,190,928 |
2015: $8,277, 116 2014: $3,590,928 |
131 |
George Martinez Allegiance Bancshares Publike që prej Tetor 2015 |
2015: $385,000 2014: $350,008 |
2015: $22,825 2014: $26,714 |
2015: $407,825 2014: $376,722 |
8.3 |
Keith R. Dunleavy Inovalon Holdings Publike që prej Shkurt 2015 |
2015: $213,161 2014: $205,012 |
2015: $5,151 2014: $4,891 |
2015: $218,312 2014: $209,903 |
4 |
Aaron Levie Box Publike që prej Janar 2015 |
2015: $155,000 2014: $150,833 |
2015: $39,022 2014: $38,837 |
2015: $194,022 2014: $189,670 |
2.3 |
Thomas Ennis Amplify Snack Brands Publike që prej Gusht 2015 |
2015: $500,000 2014: $310,213 |
2015: $1,306,494 2014: $3,969,414 |
2015: $1,806,494 2014: $4,279,627 |
-57.8 |
James Park Fitibit Publike që prej Qershor 2015 |
2015: $525,000 2014: $222,179 |
2015: $1,380,840 2014: $7,612,909 |
2015: $1,905,840 2014: $7,835,088 |
-75.6 |
/Inc.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.