Reklama e Reebok: Nëse vrapon shpejt sa duhet, fiton një palë atlete FALAS - Business Magazine Albania

Reklama e Reebok: Nëse vrapon shpejt sa duhet, fiton një palë atlete FALAS


Marka e atleteve është mjaft e apasionuar pas sfidave apo konkurseve të vrapimit ndaj dhe reklamat e tyre janë plot kreativitet për ti bërë këto sfida sa më reale.

Më parë ka qenë marka Asics e cila në reklamat outdoor të saj ka sfiduar njerëzit për të garuar kundër një imazhi dixhital të vrapuesit Ryan Hall. Ndërsa tani është Reebok që po sjell argëtimin.

Pak javë më parë në Stokholm, kjo markë implementoi një reklamë outdoor ku vendosën Brenda saj një kamera dhe një teknologji matëse të ritmit të kalimtarëve.

Cilido që vraponte pranë reklamës më shpejt se 17 kilometra në orë, bënte të mundur shkyçjen e një palë atletesh të reja ZPump 2.0.

Mund të shikoni videon mëposhtë:

Vetë njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë është shpejtësia 17 km në orë, por është një ‘hile’ e përsosur për të vënë në lëvizje një turmë të madhe me njerëz.

“Na josh ideja për ta kthyer një billboard klasike në një diçka inovative dhe unike,” thotë Markus Schramm, drejtor krijues i agjencisë së reklamave Animal, e cila ideoi projektin në fjalë.

“Kjo i jep klientëve një përvojë të çastit, dhe ne si markë jemi në gjendje të sigurojmë diçka vërtet me vlerë.”

“Për ne tek Reebok, është e rëndësishme për ti bërë gjërat realisht dhe aktualisht të aktivizojmë target grupin tonë,” – shton Filip Lagerback, menaxher i PR-it të Reebok Nordic.

“Ne duam të frymëzojmë njerëzit të vrapojnë dhe përtej limiteve të tyre, edhe kur nuk janë në palestër. Kjo përbën edhe thelbin e sloganit tonë ‘Be More Human’ .

Nëse-vrapon-shpejt-sa-duhet-fiton-një-palë-atlete-FALAS-businessmag

/Adweek/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0