77% e trafikut në Google është i enkriptuar - Business Magazine Albania

77% e trafikut në Google është i enkriptuar


Për vite të tëra, gjigandët e internetit, duke përfshirë edhe Google dhe Facebook, kanë paralajmëruar për rëndësinë e përdorimit të HTTPS, një protokoll i sigurt i internetit që kodon trafikun tuaj dhe e bën atë shumë më të vështirë për këdo që përpiqet të përgjojë në komunikimet tuaja.

Pra, ku është niveli i mbrojtjes nga HTTPS për vitin 2016? Sipas një Raporti Transparence nga Google, të fokusuar në HTTPS, botuar për herë të parë të martën, vetë Google është duke performuar goxha mirë. TechSot.Al raporton se 77% e kërkesave në serverat e Google-it janë të enkriptuara aktualisht, nga 50% në janar të vitit 2014 – edhe pse vlen të përmendet se këto shifra nuk përfshijnë trafikun e YouTube.

Shërbimi ndoshta më i rëndësishëm i Google, Gmail, është 100% i enkriptuar, siç është Google Drive – nuk është një surprizë që Gmail është vetëm-HTTPS që nga marsi 2014. Maps, Finance, News dhe Advertising janë të gjitha mbi 50%, ku dy të fundit tregojnë një rritje të madhe në dy vitet e fundit.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0