Alibaba së shpejti në tregun indian e-commerce në 2016 - Business Magazine Albania

Alibaba së shpejti në tregun indian e-commerce në 2016


Sektori tashmë shumë i populluar i e-commerce në Indi sapo do të mirëpresë në “lojë” një “lojëtar” fantastik- gjigandin e tregtisë elektronike Alibaba.

Kompania po planifikon të futet në tregun Indian këtë vit dhe është në kërkim të mundësive për të ndërtuar biznesin në mënyrë organike ose nëpërmjet mjetve të tjera.

“Ne po planifikojme të hyjmë në biznesin e-commerce në Indi ne 2016. Kemi eksploruar me shumë kujdes mundësinë për e-commerce në këtë vend, dhe mendojmë se është shumë emocionuese për sfondin e Indisë Dixhitale,” ka thënë Presidenti i Grupit AlibabaJ Michael Evans.

Sipas raportimeve, Alibaba është shumë e apasionuar për ardhjen në Indi me një mënyrë të bujshme, veçanërisht në segmentin e e-commerce.

Alibaba-së-shpejti-në-tregun-indian-e-commerce-në-2016-businessmag

Kompania po eksploron mundësinë nëse duhet të vijë e vetme në tregun Indian apo në bashkëpunim me një partner tjetër.

Alibaba e cila u themelua më 1999-ën nga Jack Ma, është operatori më i madh i e-commerce në Kinë. Ma, pasuria neto e të cilit vlerësohet të jetë 24 miliardë $, është një nga njerëzit më të pasur në Kinë.

Hyrja e Alibaba-s në tregun indian do të jetë një skenar interesant pasi Ma ka investuar tashmë në 2 brande rivale indiane, të quajtura Snapdeal dhe Paytm. Muajin e kaluar madje Ma ka qenë në bisedime me Flipkart në blerjen e aksioneve të këtyre të fundit.

 

/Indiatimes/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0