Horoskopi javor i Biznesit 8 Shkurt 2016- 14 Shkurt 2016
1.Dashi (21 mars-19 prill)
Ka një sens të ri urgjence në ajër këtë javë, ndërsa ju finalizoni planin tuaj të lojës dhe çdo gjë për të cilën keni nevojë për t’u angazhuar në kërtë vit të ri professional. Kjo nuk do të thotë të arrish qëllimin më shumë se të reshtoni zemrën dhe mendjen tuaj dhe të angazhoheni në udhëtimin tuaj. Më Mërkurin që largohet ng sektori juaj i karrierës të Dielën dhe Venusin gjatë javë së ardhshme, jeni në ditët finale për të përcaktuar se çfarë drejtimi do të marrë pjesa e mbetur e jetës suaj profesionale. Sërish ndërsa Venus i jep zemrës suaj një zë dhe Mërkuri intelektin e nevojshëm për të bërë zgjedhjetm vendimet dhe planet e duhura, kjo ka të bëjë më shumë rreth patjes së një sensi të drejtimit me të cilin mendja dhe zemra mund të bien dakord, se sa ndonjë gjë specifike. Kini një plan loje, por një që është fleksibël dhe përkulet në drejtimin e erës. Merrni drejtimin e duhur dhe çdo gjë do të vijë vetë.
2. Demi (20 prill-20 maj)
Ju e filloni javën me Hënën në sektorin tuaj të karrierës. Në një anë kjo është Hëna e re që në këtë kohë të çdo viti shënon startin zyrtar të vitit tuaj diellor, një shans për të bërë diçka të re dhe për të përqafuar mundësinë për fillime të reja dhe një start të freskët. Por nga ana tjetër do të ndiheni jo shumë gati. Ndërsa keni Diellin në sektorin tuaj të karrierës, ndriçimi i dritës diellore në situatën, çështjet dhe opsionet e karrierës, me zemrën dhe mendjen që nuk janë ende të angazhuara, jeni larg nga ajo pikë ku mund të ishit gati për t’u angazhuar në diçka konkrete. Ndërsa mund të keni një sens të përgjithshëm të drejtiit dhe të prioriteteve profesionale, kjo nuk ka ku të shkojë më larg. Për fat të mirë kjo ëhstë gjithçka që kërkojnë Zotat e profesioneve në këtë fazë.
3. Binjakët (21 maj-21 qershor)
Me Marsin, pothuajse në sektorin tuaj të karrierës për mbi një muaj, i cili nuk do të largohet edhe për një muaj, Zotat e profesioneve po përgatiten dhe jeta po përgatitet të bëhet më e zënë se ç’është. Kështuqë ndërsa ju nuk lëvizni drejt javës së re me Hnënën në një pjesë aventuriere të grafikut tuaj, por me një Hënë të re të Martën, kjo është mundësia perfekte për të bërë një pushim dhe t’i shikoni gjërat në perspektivë. E vetmja gjë nga e cila duhet të ruheni është vizioni i tunelit, me sa më shumë që mund ta mbani mendjen aq më shumë mundësi do t’ju hapen. Ndërkohë që, rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të karrierës gjatë mesit të javës është një shans për mprehur instiktet tuaja profesionale dhe të mblidhni disa pista të vlefshme dhe të dhëna para kthimit të Diellit javën e ardhshme.
4. Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
Ndërsa Hëna do të rikthehet në sektorin tuaj të karrierës gjatë kësaj jave, nuk do të jetë para fundit të saj, kur fundjava do të ketë një shans për të patur të dhëna dhe pista më të vlefshme. Duke qenë se ka vizituar sektorin tuaj të punës javën e fundit dhe tani sektorin e karrierës këtë javë, Hëna dhe rrjedhimisht edhe përgjigjiet tuaja emocionale, intuitive dhe imagjinare do të kenë një shans për të patur një qasje intuitive mbi forcat që qëndrojnë pas çështjeve te punës dhe karrierës. Sërish ndërsa lëvizni drejt javës, në mes të rrugës midis dy ndjesive hënore, është ende më shumë e rëndësishme që të mbani mendjen dhe opsionet e hapura. Me forcat madhore në lojë në të dyja frontet e punës dhe karrierës, është çështja të reshtoheni me një sens të drejtimit me të cilin punon GPS juaj i brendshëm.
5. Luani (23 korrik-22 gusht)
Për shkak të largimit nga sektori juaj i punës të Dielën, Mërkuri është i apasionuar t’ju shikojë ju të mbani mendjen te loja, “kapelja” juaj e të menduarit dhe komunikimi hapet, por ndërsa ka një sens të sigurt të urgjencës, kjo nuk ka të bëjë me një thirrje për të përmbledhur çdo gjë. Ju keni arritur javën tuaj të fundit në përpjekje për ta bërë vitin tuaj të ri të punës të rimëkëmbet dhe ndërsa i keni mendjen dhe zemrën në të njëjtën faqe dhe të dyja gati për punë, ky është momenti kur ju jeni gati për ta vendosur këtë vit të ri të punës në drejtimin që do të vazhdojë. Me Zotat e profesioneve që kanë një skuadër të strukturuar, mjaftueshëm për t’i mbajtur rrotat duke u rrotulluar, kjo ka më shumë të bëjë me planfikimin e një drejtimi për pjesën e mbetur të vitit. Kjo duhet bërë në bashkëpunim me forcat në lojë dhe të të merrni një ndjesi se në të cilin drejtim anojnë këto forca.
6. Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)
Java jo vetëm që fillon me Diellin dhe Hënën në sektorin tuaj të punës, por është reshtimi i tyre që krijon Hënën e Re të së Martës, duke krijuar një pikë në vitin tuaj të ri të punës ku duhet të jeni gati për të bërë diçka të re, gati për t’u angazhuar në vitin dhe udhëtimin që keni përpara. Sërish nëse nuk ndiheni gati të angazhoheni në diçka specifike ose nuk ka opsione të mjaftueshme mbi tryezë nga të cilat të ketë mundësi zgjedhjeje, mos ndjeni nevojën për të bërë përpjekje të dëshpëruara. Me zemrën dhe mendjen të cilat nuk janë ende gati të angazhohen, të paktën ky është një draft i parë i planit të lojës për vitin që vjen. Jo më parë se Hëna të bëhet e plotë në katër javë kohë ju do të jeni gati të bëni zgjedhje, vendime dhe plane më të detajuara dhe tani duhe të keni mendjen dhe osionet e hapura. Ajo që bën Hëna e re është krijimi i shansit për rinisje, duke krijuar një pikënisje të re dhe autentike.
7. Peshorja (23 shtator-23 tetor)
Ndërsa është e rëndësishme të mbaheni prej katapultimit në këtë vit të ri të punës edhe për një javë tjetër, ka shenja se Zotat e profesioneve po bëhen gati. Ndërsa është rikthimi i Diellit në sektorin tuaj të punës javën e ardhshme që do të bëjë dritën diellore të ndriçojë mbi situatën tuaj të punës, çështjet dhe opsionet dhe t’i japë këtij viti të ri pune startin zyrtar, rikthimi i Hënës këtë javë është një shans për të filluar rregullimin e gjërave. Derisa Hëna të rikthehet gjatë muajit të ardhshëm do të jetë si një Hënë e Re dhe me kaq shumë forca tashmë në lojë, kjo është java kur gjërat marrin drejtimin e duhur. Në sektorin tuaj të punës nga e Marta deri të Enjten Hëna do të jetë këtu gjatë ditëve të mesit të javës dhe duke u rreshtuat me planetet që janë tashmë në lojë, këto janë ditë kritike per të qenë gjithë “sy e veshë.”
8. Akrepi (24 tetor-21 nëntor)
Ditët e para të javës mund të ndihen paksa si të shkëputura, në atë se ka gjasa të merrni disa mesazhe mikse. Ka një ndjesi se diçka do të shkojë në vend nga ana profesionale dhe se kjo do të jetë ajo që do të ndryshojë lojën. Ndërsa nuk do të ketë tension në balancën punë-jetë personale, bëhet e qartë se kjo duhet të jetë një prioritet. Aty ku ka origjinën mospërputhja, është aty ku Dielli dhe Hëna janë bërë bashkë për të krijuar Hënën e Re të së Martës, një që vendos fokusin rreptësisht mbi çështjet e shtëpisë dhe familjes, kjo gjithashtu sjell Vitin e Ri kinez. Për ata të shenjës së akrepit, ky është një vit i rastësishëm profesioanl, një vit i cili është i vendosur për të parë çështjet e të ardhurave, punës dhe karrierës të bëhen bashkë.
9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)
Ndërsa fokusi është më shumë te çështjet e të ardhurave dhe te një sens se ku qëndrojnë paratë këtë javë, ju jeni te kjo pikë për shkak të mbështetjes profesionale gjatë muajve të fundit, që keni ende tani dhe do vazhdoni të keni gjatë muajve në vazhdim. Kjo do të thotë të ngjizësh një sens të ri vetëbesimi, duke kuptuar se çfarë më parë ishte e paarritshme gjithmonë ekziston një mënyrë për t’i realizuar gjërat. Ndërsa Zotat e parave po punojnë për të ardhura të mëdha në këtë front, është mbështetja nga forcat e karrierës që ju lejon të mendoni në mënyrë të lartë. Në ditët e para të javës është një aleancë midis kokës së zgjuar të Mërkurit për para dhe një sensi të mprehtë të drejtimit profesional që ju lejon ju të bëni një rregullim në disa objektiva të guximshëm dhe ambiciozë.
10. Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)
Zotat e profesioneve sjellin një shans për t’i bërë gjërat të stabilizohen këtë javë, por gjithashtu ju inkurajojnë ju në mënyrë aktive që të mbani kapelen e parave sesa kapelen e profesionit. Kur Marsi e la sektroin tuaj të karrierës në ditët e para të vitit, ky ishte shansi për stabilizimin e gjërave. Vizita e Hënës në sektorin tuaj të karrierës javën e kaluar ishte një shans për të mbajtur qëndrimet tuaja,, ndërsa një rikthim në sektorin tuaj të punës javën e ardhshme do të sjellë një shans për zhvillime të reja në punë gjatë muajve në vazhdim. Për tani megjiithatë Zotat e profesioneve janë mënjanuar për t’ju lejuar ju që të fokusoheni në zhvillimet në frontin e të ardhurave.
11. Ujori (20 janar-18 shkurt)
Nga fundi i javës Marsi do të ketë qenë në sektorin tuaj të karrierës për 6 javë, që ëshët kohëzgjatja normale që palneti luftarak i kozmosit shpenzon duke u dhënë zjar pasioneve tuaja profesionale, shpirtit luftarak dhe konkurrues dhe nëse kjo do të ishte një vizitë tipike ai do të ishte duke i mbyllur gjërat dhe jo për shkak të rikthimit për 2 vite të tjera do t’ju nxiste ju të hidhni gjithçka që keni në gjithçka që bëni. Sërish ndërsa java ka progres Marsi në vend që të largohet, Marsi do të rrijë edhe tri javë të tjera, pa marrë në konsideratë muajt e tjerë që do të shpenzojë ai në një vizitë në mes të vitit. Ju i keni të gjitha pasionet profesionale, shpirtin konkurrues dhe luftarak për t’i realizuar ato por, me një horizont kohor më të gjatë. Këtë javë çështja bëhet më shumë rreth parave, me nevojën për të besuar se çfarë po ju thotë nuhatja për para, sidomos gjatë mesit të javës.
12. Peshqit (19 shkurt-20 mars)
Në pamje të parë është biznes si zakonisht në frontet e karrierës dhe të të ardhurave, fushat binjake të pikave të forta dhe mbështetjes në garafikun tuaj këtë javë dhe gjatë vitit pasardhës, por kjo nuk shpjegon se çfarë ka mundësi të ndjeni në ditët e hershme të javës. Është Hëna e Re e të Martës, në sipërfaqe një ditë e cila ka më shumë gjasa të frymëzojë përgjigjiet tuaja emocionale, intuitive dhe imagjinare që krijojnë Vitin e Ri kinez dhe nxisin drej Vitit të Majmunit, një vit që për Peshqit është një vit veçanërisht i mbarë për çështjet e punës dhe rritjes. Mund të ndiheni se keni investuar më shumë në situatën tuaj të punës sesa keni marrë nga ajo dhe ju ka munguar diçka. Ndërsa Viti i Majmunit mbërrin, kjo sjell një shans për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet, me shumë prej potencialeve ende të pashfrytëzuar duke pritur të shfrytëzohen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.